PESHA E DHEMBJES

    Avni Dehari
    Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

    (Bijve të mi, që humbën jetën në rrethana të errëta: Arbënori më 2014 dhe Astriti më 2016)

    Atdheu dhe alfabeti
    Kurorë nderi vunë shkronjën A.
    Për hapat drejt agimeve të purpurta,
    A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!

    E rëndë dhembja,
    Sa pesha e Alpeve Shqiptare,
    Sa dheu i gjakut tonë!

    I thellë hidhërimi,
    Sa thellësia e Adriatikut,
    E Jonit valëshumë,
    E oqeanit pa fund!

    Krahëhapur bujaria,
    Si fushat e gjera,
    Si rrafshnaltat e bjeshkëve,
    Si shqiponja jonë e shenjtë
    Në qiellin e paanë!

    Hijerëndë trimëria,
    Si pyjet e dendura!
    Si Moti i Madh
    Në oqeanin e kujtesës sonë!

    E lartë krenaria,
    Sa kreshtat e Sharrit,
    Sa kupa e qiellit mbi tonin Atdhe!

    Det i trazuar pikëllimi,
    Përplot valë ngushëlluese,
    Përplot valë freskie
    Cep më cep zemërdhembshurës sonë,
    Për Ju që hodhët hapin
    Me shkronjën e parë të ATDHEUT!

    Prishtinë, 11. 9. 2019

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri – Ishujt Faroe / Sylvinho me disa ndryshime

    Lajmi i rradhës

    FESTË PA GOLA | Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit për Euro 2024

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë