Portali Nistori vlerësohet me mirënjohje nga Teatri i Gostivarit

    Gazetari Emir Hamzi duke pranuar mirënjohje nga drejtori i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti për mbështetjen e teatrit / Fotografia: Vigan Demiri

    Në Gostivar u shfaq për të tretën herë komedia “Çifti i hapur”, autor i së cilës është Dario Fo Franca Rama.

    Regjisor i komedisë është Sulejman Rushiti, ndërkaq në rolet kryesore luajtën Romir Zalla dhe Suela Bejko. Komedia është shfaqur në Durrës, Shkup, kurse në Gostivar u rishfaq për të tretën herë sepse u kërkua nga publiku.

    Pas përfundimit të shfaqjes u shtrua një koktej me ç’rast regjisori, i cili është edhe drejtor i Teatrit të Gostivarit, Sulejman Rushiti ndau disa mirënjohje për kontribuesit e teatrit.

    Ndër të shpërblyerit me mirënjohje është edhe portali Nistori, si medium që ka mbështetur vazhdimisht artin, kulturën e sidomos teatrin.

    Me kët rast, kryeredaktori Emir Hamzi falënderoi vlerësuesit e Nistorit, duke theksuar se portali në fjalë do të vazhdojë që të përkrahë aktivitetet që kanë vlerë dhe që kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë tonë, e sidomos teatrin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria lavdërohet me ndihmën ndaj firmave

    Lajmi i rradhës

    Si të hiqni dorë nga sheqeri në kafe dhe çaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë