Shtegtojnë derrat

    Stefan Çapaliku

    Shtegtojnë derrat.
    Dhe derrat
    shtegtojnë larg,
    kalojnë dete,
    oqeane,
    dhe era që i rreh gjoksin
    ia hollon trupin dhe i bën zogj…

    Dhe derrat
    na lanë Amanet tokën Arbërore,
    fluturuan drejt trojeve latine
    të reja e të begata,
    ku ndjehen të lehtë si zogj…

    Dhe derrat flutures
    shtegtojnë la e më la
    dhe ciu ciu bën thiu…

    Tiranë, 13. 07. 2023

    Lajmi Paraprak

    Fibrilacioni atrial – Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

    Lajmi i rradhës

    Dhjetë masa për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe pasojat e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë