Si është e mundur të botohet poezi në rubrikën e komentit politik

    Teki Dërvishi

    Ka shkolla të dobëta ku të mësojnë gabimisht
    se poezia është me e pakuptueshme se algjebra
    thuajse poezia është një gjuhë e huaj me fjalë shqipe.

    Momenti politik nganjëherë është koment më vete.
    Në shtypin shqip që dhjetë vjet u përjashtua poezia
    se aktualiteti kërkonte vetëm komente politike
    – po me çka ta mbajmë higjienën e shpirtit?
    poezia nuk është gjuhë e huaj me fjalë shqipe.

    Në fjalorin politik duket qesharake fjala – dhembje
    ndjenjë, përmallim, ndarje, pikëllim, mall, dashuri…
    nuk kemi kohë për asgjë tjetër… për çka kemi kohë?
    na digjen këmbët n’tokë si saç i valë qielli mbi kokë
    – a t’këndon goja kur t’dënesë shpirti? Do thonë – po!

    Po se dhembja s’është punë që lihet për nesër.
    Aktualja politike: s’kemi kohë t’shkojmë te mjeku
    sot a nesër luftë: s’i çojmë kostumet n’pastrim kimik
    as i ndërrojmë tjegullat e thyera.

    Çatia na pikon
    – ku mbet fjalë poezie që si “pika gurin shpon”?
    Fëmijë pleq burra gra ia bëjnë hallin politikës

    Lëre bre s’po m’intereson asgjë as arti as puna
    – kallëzo në di qysh e kemi punën politike?

    Si është e mundur të botohet poezi në vend komenti
    në rubrikën e gazetës me aktualitete politike
    – kur dihet se ka njerëz që mendojnë se poezia
    është gjuhë e huaj e pakuptueshme me fjalë shqipe?

    Ke rrobaqepës që t’i prejnë pantollonat më ngushtë
    ke mjekë që të japin barna t’gabueshme. A e dini-
    se ka poetë që flasin vetëm fjalë t’pakuptueshme
    ç’koment më i mirë politik mund të jetë se poezia
    që ta fotografon në shpirt pamjen e dhembshme
    a ka pamje më të tmerrshme se pamja e luftës
    pamja me flakë kur digjen kullat e vendlindjes?

    Nuk është poezia gjuhë e huaj me fjalë shqipe.

    Lajmi Paraprak

    Transkript nga krevati tjetër

    Lajmi i rradhës

    Çfarë na mëson Covid-19 për rrjetet e dekarbonizuara të elektricitetit?

    Lajme tjera

    Para se të vish

     Alda Merini Para se të vishSillmë tre trëndafil të kuqPara se të vishSillmë një Gishtëz të madhSepse duhet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë