Si nesër…

    Mitrush Kuteli

    Do të pëshpëritë era ndaj mbrëmje si nj’herë,
    prej valësh do ngrohet hëna si sot,
    me iskra prej bryme do mbuloj’ mermere
    dhe bota do jetë si ish dhe qemot
    Si nesër do shtrihet lëndina për mbi varr
    Valë-dheu do zënë t’palosen ngadalë,
    do ende parevera e lule e bar,
    dhe zile do rrëshqasin që prej male.
    Do qeshë dielli në qoshen e një reje,
    do thajë lotët mbi lulet e qershisë, larg,
    mbytur do ndjehet gjëmimi i një rrufeje,
    permbi mal do hapet brez’i Perëndisë.
    Do shtrojë dhe dimri qilim të argjendtë
    mbi pllocën e tretur, mbi kryqn’e anuar,
    do rritet harrimi me dhërin e rëndë
    dhe unë do fle, ty duke t’ëndërruar…. (dhe të t’harruar)./KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    “Porta e Ferrit” po fillon të shuhet pas më shumë se 50 vitesh në flakë?

    Lajmi i rradhës

    Si u bë leximi trendi i preferuar i udhëtimeve të mirëqenies këtë vit

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë