Sonte në Shkup fillon festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”

    Sonte në ora 19:00, (nga data 16-27 nëntor) në festivalin shqiptar “Mosiu”, çdo natë do të jepen shfaqet më të mira të teatrit kombëtar të Shqipërisë, Kosovës, Preshevës, Tetovës, Korçës, Prizrenit, Gostivarit, Shkodrës, Prishtinës dhe Shkupit, njofton Nistori.

    Hapja solemne e festivalit do të bëhet me shfaqen “Ivanovi” – me autor Anton Chekhov dhe regji të Hervin Çulit nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë.

    16 nëntor 2022 (e mërkurë)
    “Ivanovi” – Teatri Kombëtar i Shqipërisë
    Autor: Anton Chekhov
    Regjia: Hervin Çuli

    17 nëntor 2022 (e enjte)
    “Zgjimi i pranverës” – Teatri Kombëtar i Kosovës
    Autor: Frank Wedekond
    Regjia: Zana Hoxha

    18 nëntor 2022 (e premte)
    “Vdekja dhe virgjëresha” – Teatri i Preshevës
    Autor: Ariel Dorfam
    Regjia: Afeida Boriçi

    19 nëntor 2022 (e shtunë)
    “Mefisto” – Teatri Kombëtar Eksperimental
    “Kujtim Spahivogli” – Tiranë
    Autor: Jeton Neziraj
    Regjia: Dino Mustafiç

    20 nëntor 2022 (e diel)
    “Memorandum” – Teatri Adriana – Ferizaj
    Autor: Vaclav Havel
    Regjia: Agon Myftari

    21 nëntor 2022 (e hënë)
    “Armiku i popullit” – Teatri i Tetovës
    Autor: Henrik Ibsen
    Regjia: Arben Kumbaro

    22 nëntor 2022 (e martë)
    “Tregtar i Venedikut” – Teatri Andon Zako Çajupim Korçë
    Autor: William Shakespeare
    Regjia: Qëndrim Rijani

    23 nëntor 2022 (e mërkurë)
    “Androra” – Teatri “Bekim Femiu” Prizren
    Autor: Make Frish
    Regjia: Kushtrim Bekteshi

    24 nëntor 2022 (e enjte)
    “Ves-Ves” – Teatri i Gostivarit
    Autor: Laurent Baffie
    Regjia: Kushtrim Bekteshi

    25 nëntor 2022 (e premte)
    “Zhurma jashtë skene” – Teatri “Migjeni” Shkodër
    Autor: Michael Frayn
    Regjia: Enke Fejzollari

    26 nëntor 2022 (e shtunë)
    “Babai dhe babai” – Teatri INTEGRA Prishtinë
    Autor: Jeton Neziraj
    Regjia: Kushtim Koliqi

    27 nëntor 2022 (e diel)
    “Tri motrat” – Teatri Shqiptar Shkup
    Autor: Anton Chekhov
    Regjia: Qëndrim Rijani

    Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Kulturës e Shqipërisë, si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Libri i zi”, prototip i një narrative postmoderne mbi njohjen identitare të individit dhe shoqërisë turke

    Lajmi i rradhës

    10 futbollistët e pëlqyer për të fituar çmimin “Golden Boy” në “Katar 2022”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë