10 futbollistët e pëlqyer për të fituar çmimin “Golden Boy” në “Katar 2022”

    Kupa e Botës “Katar 2022” fillon më 20 nëntor dhe njerëzit tashmë kanë filluar të bëjnë parashikimet e tyre nga më të ndryshmet.

    Kush do të jetë kampion? Kush do ta fitojë Këpucën e Artë? Kush do të jetë Golden Boy?. Këto janë vetëm disa nga pyetjet para Kampionatit Botëror.

    Rregullat rreth këtij çmimi të fundit janë të qarta: Lojtarët e lindur më ose pas 1 janarit 2001, do të kenë të drejtë.

    Ky rregull përjashton lojtarë si Vinicius Junior (2000), Phil Foden (2000), Rafael Leao (1999), Federico Valverde (1998) dhe Kylian Mbappe (1998).

    Jo të gjithë janë renditur në garë pasi Piero Hincapie, Gabriel Martinelli, Jurrien Timber, Josko Gvardiol, William Saliba, Xavi Simons dhe Gio Reyna janë disa nga emrat që mungojnë.

    Më poshtë keni 10 nga favoritët për të fituar çmimin “Golden Boy” të Kupës së Botës “Katar 2022”

    Pedri (Spanjë – Barcelona – 2002)

    Në moshën 19-vjeçare dhe me vetëm 14 paraqitje ndërkombëtare, Pedri është ylli i Spanjës.

    Në Euro 2020 ai u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut dhe ai konsiderohet trashëgimtari natyror i Andres Iniesta.

    Rodrygo Goes (Brazil – Real Madrid – 2001)

    Rodrygo ka qenë në formë të shkëlqyer për Real Madridin dhe ka luajtur një rol integral në ecurinë e tyre në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar.

    Duke pasur parasysh shkathtësinë e tij, Rodrygo mund të luajë një rol vendimtar për të ndihmuar Brazilin të fitojë Kupën e Botës së parë pas 20 vjetësh.

    Jamal Musiala (Gjermani – Bayern Munich – 2003)

    Musiala ka pasur një karrierë unike ndërkombëtare, lojtari i Bayern Munichut luajti për Anglinë në nivelin U-15, pastaj Gjermaninë për U16, Anglinë përsëri në nivelin U-21 përpara se të deklarohej për Gjermaninë në fazën profesionale.

    Pasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 10 asistime të tjera këtë sezon, Musiala ka qenë lojtari më produktiv në këtë listë.

    Bukayo Saka (Angli – Arsenal – 2001)

    Njëri nga lojtarët kryesor në skuadrën e Arsenalit kryesor në Ligën Premier, Saka do të jetë i etur për të kompensuar humbjen e penalltisë gjatë finales së Euro 2020.

    “Ai është një lojtar shumë i besueshëm, një cilësi e rrallë në një futbollist kaq të ri. Aftësia e tij për të luajtur nën presion është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Gareth Southgate.

    Nuno Mendes (Portugali – PSG – 2002)

    Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain ka impresionuar shumë gjatë sezonit të tij të parë në skuadrën franceze.

    Duke pasur parasysh fillimin e tij të parë për Portugalinë nën drejtimin e Fernando Santos, mbrojtësi i ri ka grumbulluar tashmë 16 starte në moshën 20-vjeçare.

    Gavi (Spanjë – Barcelona – 2004)

    Duke ndjekur hapat e bashkatdhetarit të tij Pedri, Gavi krenohet me një mori rekordesh duke përfshirë të qenit lojtari më i ri që ka debutuar (17 vjeç e 62 ditë), lojtari më i ri që ka shënuar (17 vjeç e 304 ditë) dhe ka shkuar në një Kupë Bote me Spanjën.

    “Është një vullkan në shpërthim. Është e vështirë të mos biesh në dashuri me Gavin”, ka thënë tha trajneri i Spanjës, Luis Enrique.

    Eduardo Camavinga (Francë – Real Madrid – 2002)

    Camavinga u thirr në skuadrën franceze pas lëndimeve të Paul Pogba dhe N’Golo Kante.

    Pasi ka fituar La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin sezonin e kaluar, Camavinga ka gjithashtu avantazhin e një partneriteti në mesfushë me bashkëlojtarin e tij te Reali, Aurelien Tchouameni.

    Jude Bellingham (Angli – Borussia Dortmund – 2003)

    I vendosur për të filluar së bashku me Declan Rice, Bellingham është bërë lojtari për t’u parë në Kupën e Botës.

    Mesfushori ka pasur një sezon spektakolar deri më tani duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë tre asistime në 22 ndeshje, madje duke shënuar në katër ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

    Me një betejë transferimi që po fillon jashtë fushës, Bellingham hyn në turne si një nga talentët më të mira të rinj.

    Enzo Fernandez (Argjentinë – Benfica – 2001)

    Një nga yjet e sezonit, Fernandez e ka ndihmuar Benficën të lundrojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe i ka ndihmuar të mbeten të pamposhtur në Portugali.

    Pas lëndimit të Giovani Lo Celso, Fernandez shumë lehtë mund të bëhet titullar për Argjentinën.

    Ansu Fati (Spanjë – Barcelona – 2002)

    I fundit i treshes spanjolle, Ansu Fati mbetet një kandidat për trofeun. Ai është aktualisht pas Ferran Torres, Marco Asensio dhe Pablo Sarabia për një vend në krahët e sulmit dhe mund të ketë kohë të vështirë për lojën.

    Megjithatë, duke qenë se ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në vetëm 700 minuta lojë, ndikimi i tij si zëvendësues nuk mund të anashkalohet.

    Lajmi Paraprak

    Sonte në Shkup fillon festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”

    Lajmi i rradhës

    ORCA kundër profesorëve plagjiatorë në Kosovë: Kemi dokumentuar plagjiaturën e profesorit Tolaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë