Dokumentarët janë pjesë artistike të cilat jo vetëm që imitojnë realitetin, por edhe e shfaqin atë në formën e vet. Sonte në ora 20:00, në TIFF ODA në Pallatin e kulturës do shfaqet dokumentari i regjisorit nga Maqedonia e Veriut, Filip Herin “101 role 102 jetë, Bajrush Mjaku”, përcjell Nistori.
Në dokumentar trajtohet jeta e Bajrushit, një aktor i cili me plot kuptim të fjalës i jepte jetë teatrit. Ai gëzonte famë të madhe brenda botës artistike por jashtë saj nuk ishte edhe aq i njohur. Ky artist, baba, gjysh shqiptar n’a shpalos jetën historinë e jetës së tij personale dhe profesionale.
Bajrushi, si çdo burrë i denjtë shqiptar, me gjithë forcat qe munduar të mbaj bashkë familjen e tij, njëkohësisht duke i shërbyer punës që të arrinte sukseset e dëshiruara. Misioni i tij gjithnjë ka qenë arti i aktrimit dhe në fund ai u bë arti vet.
E përgatiti: Aleina Arsllani