SOT FILLON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I TEATRIT TË TETOVËS

    Sot 23 tetor (e hënë) ora 20:00, fillon edicioni i 8 i FNTT (Festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës). Hapjen e festivalit do ta bëjë teatri “Hadi Shehu”- Gjakovë, me komedinë “Allo, Allo”.

    Autor: Jeremy Lloyd&David Kroft
    Regjisor: Ilir Bokshi

    Luajnë: BUJAR AHMETI, ALBULENA KRYEZIU BOKSHI, EDMOND HAFIZADEMI, BESFORT BERBERI, VLERA PYLLA, YLLKA LOTA, VLORA DERVISHI, VALMIR KRASNIQI, ALTINA KUSARI, EDMOND UKA, ARBLES KOMONI, VALON PALLASKA, YLBER MEHMETI

    Ass. Regjie: Myrvete Kurtishi/Përkthimi: Shkëlzen Berisha/Skenografia: Petrit Bakalli/Kostumografe: Alma Krasniqi/Muzika: Art Lokaj/Koreograf: Robert Nuha

    Rene dhe gruaja e tij kanë fshehur një pikturë të çmuar të vjedhur nga nazistët në një suxhuk të cilin e vendosin në qilarë, ku fshihen gjithashtu dy pilotë britanikë derisa rezistenca t’i riatdhesojë. Komunikimet me Londrën duke përdorur një radiolidhje që është e kamofluar si papagall, shtojnë sikletet e shumta që duron Rene. Lajmi se Fyhreri ka planifikuar të vizitojë qytetin, nxitë anëtarët e rezistencës franceze që ta planifikojnë kidnapimin e Hitlerit. A do të arrijnë ta kidnapojnë Hitlerin? Në këtë komedi do të dëgjoni një shqipe me theks francez, gjerman, italian dhe theks anglez. Kjo laramani e thekseve do të ju bëjë të qeshni me zë.

    Hyrja do të jetë falas gjatë gjithë netëve të festivalit.

    PROGRAMI:

    2️⃣3️⃣ tetor (e hënë) ora 20:00

    📌Teatri i qytetit “Hadi Shehu”-Gjakovë

    ▪️ALLO ALLO▪️

    Autor: Jeremy Lloyd&David Kroft

    Regjisor: Ilir Bokshi

    2️⃣4️⃣ tetor (e martë) ora 20:00

    📌Teatri shqiptar – Kumanovë

    ▪️FLUTURIMI MBI TEATRIN SHQIPTAR▪️

    Autor: Jeton Neziraj
    Regjisor: Erson Zymberi

    2️⃣5️⃣ октомври (среда) 20:00 часот

    📌Драмски театар -Скопје

    ▪️ВЕРНИСАЖ▪️

    Автор: Вацлав Хавел
    Режисер: Теа Беговска

    2️⃣6️⃣ tetor (e enjte) ora 20:00

    📌Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”-Tiranë

    ▪️GRUAJA E THYER▪️(16+)

    Autor: Simone De Beauvoir
    Regjisor: Endri Çela

    2️⃣7️⃣ tetor (e premte) ora 19:00

    📌Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinjë – Shkup

    ▪️KROKODILI▪️

    Autor: Tom Basden (sipas tregimit të shkurtër të F. Dostojevskit)
    Regjisor: Agon Myftari

    Lajmi Paraprak

    Shtohen eksportet drejt Kosovës – më shumë shiten materiale ndërtimi, metale dhe ushqime

    Lajmi i rradhës

    Valis: qytetarët kanë filluar të dyshojnë edhe në burime të besueshme, shkak dezinformatat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë