Stalker (Zona e Tarkovskit)

    Andrea Tarka

    Filmi “Stalker” nis me prezantimin e hapësirave ku jetojmë, të cilat kanë një mungesë drite dhe ngjyrash. Jeta në përditshmërinë tonë thith elementët me të cilët rrethohemi, është një reflektim i tyre. Ndikohemi prej vendeve dhe njerëzve ku kalojmë pjesën më të madhe të ditëve. Që në krye të filmit vihet re mungesa e dritës, ose një ngjyrë e vetme (nëse mund të quhet e tillë), bakër i bërë pis, i cili vesh çdo gjë që të sheh syri. Tërheq vëmendjen “pisllëku”, i cili mbulon gjithçka, si të bëhej fjalë për një vend të “pajetueshëm”, e sërish njeriu vazhdon të jetojë jetën e tij “normale”. Të duket se momentet e gëzueshme janë larguar njëherë e mirë dhe jeta kthehet në diçka të ngjashme me burgun e “Montekristos”, ku njeriu shpreson në dy gjëra: të arratiset ose të vdesë sa më shpejt. Shpresa e Tarkovsky-t shfaqet nëpërmjet të panjohurës, ishuj kujtimesh të fëmijërisë, të cilët rrinë në pritje të Odisesë tashmë të harruar. Stalker, personazhi kryesor, duket se ngjet më shumë me regjisorin dhe në të njëjtën kohë më kompleksi në film. Ai është udhërrëfyesi i shpirtrave që dëshirojnë të shpëtohen, në rastin tonë të shkrimtarit dhe shkencëtarit. Megjithatë ai duket se e vuan më shumë realitetin dhe ndjen nevojën më shumë se të tjerët për të gjetur shpëtim. Stalkeri mbetet personazhi më kompleks i filmit, pikërisht sepse nuk mund të analizohet, por vetëm të ndjehet. Brenda tij ndodhet vetë regjisori, i padeshifrueshëm, si vetë ëndrrat. Mesazhet që jepen janë pa formë, vetëm ndjesi, e megjithatë duket sikur janë më pranë të vërtetës. Andrei Tarkovsky në intervistat e tij shprehet se filmat e tij janë copëza ëndrrash apo kujtime të mbetura nga fëmijëria e tij, të cilat kanë mbetur të pakuptuara plotësisht prej tij. Në filmat e tij, shfaqet plotësisht, gati-gati lakuriq dhe flet për gjëra, të cilat ashtu si shikuesi përpiqet edhe ai vetë t’i kuptoj.

    Njerëzit e kërkojnë të vërtetën, por ajo ndryshon pamje duke humbur sërish, ndoshta sepse ajo nuk i përket askujt dhe duke u përpjekur ta bëjnë të tyren, ajo largohet. Besimi në zot na afron më shumë me të vërtetën, njësoj siç ndodh edhe me ëndrrat, dashurinë, artin dhe të gjitha ato gjëra, të cilat duart e “materies” nuk arrin t’i prekin. Në këtë kërkim bën pjesë edhe vetë Tarkovsky, i vënë në kërkim të “Zonës”. Çdo njeri ndjen në momente të caktuara se ndodhet në një vend të paqtë, kudo që të ndodhet në tokë buron nga një vend i shpirtit. Aty ndodhet i vetëm, jeta në “realitet” s’mundet ta cik, e pazëshme njësoj siç përshkruhet në film, i paarritshëm nga valët apo influenca të tjera. Duke qenë se është një “Zonë”, rrethohet nga caqet e realitetit, të cilat e rrezikojnë në çdo kohë atë.

    “These are intangibles, where the moment you name them”.

    Pra një “arratisje” prej jetës ku jetojmë. Në skenën e parë vihet re kjo gjë, Stalker përpiqet të ngrihet nga shtrati, ku fle sëbashku me gruan dhe vajzën e tij të “veçantë” të prekur prej Zonës. Pengesat për të mbërritur tek Zona janë ato gjëra që na lidhin me realitetin. Gruaja e tij e ndjen largimin e tij dhe duke i renditur të gjitha detyrimet që kishte në lidhje me të dhe vajzën e tij, përpiqet ta pengoj atë.

    Pra njësoj siç u shprehëm për të vërtetën, ai vend brenda nesh duhet të jetë i fshehtë, i pazëshëm, i padukshëm dhe në momentin kur ndryshon, atëherë ajo humbet. Ka një ngjashmëri kjo ikje fshehurazi e tij, me atë që bëjmë ne të gjithë në jetën reale sikur të kërkonim të largoheshim nga përditshmëria mbytëse për të kërkuar një vend paqeje. Njësoj siç bën Stalker për në zonën e tij. Më bën përshtypje pisllëku që mbulon gjithçka, duke e bërë të pajetueshëm për syrin e pamësuar, e sërish njerëzit jetojnë, jetën “normale” të tyre.

    Dy shoqëruesit e tij në kërkimin e tyre të “Zonë-s”, ku njëri është një shkrimtar i mbetur pa frymëzim dhe tjetri një shkencëtar, i cili duket më i vështirë për të kuptuar  arsyen përse zgjedh të kërkoj “Zonën”. Mendoj se ata nuk janë aty rastësisht për të shoqëruar Stalker në këtë rrugëtim. Ndoshta Tarkovsky kërkon të na tregoj dy fushat me të cilat ai përpiqet të zbuloj të vërtetën dhe sëbashku me Stalker, që për mua personifikon ëndrrën dhe të pandërgjegjshmen, e cila ndodhet brenda çdo njeriu. Shkrimtari është personazhi, i cili mbart veset tek njeriu, Egon e tij, që përpiqet të thithë sa më shumë nga lëngu i jetës, derisa thahet në fund dhe sërish i shtyrë nga etja për ta kërkuar diku tjetër atë. Figura e tij është plot kontradikta, ai ka çdo gjë që një njeri do dëshironte, por duket se i mungon esenca për ta plotësuar këtë. Atij i mungon frymëzimi për të krijuar, për të vazhduar të jetë një shkrimtar i suksesshëm.

    Shkencëtari është misterioz dhe mosbesues, njëjtë si shkenca kundrejt Dijes dhe të Vërtetës. Në fundin e filmit ai do të përpiqet të shkatërrojë Zonën me një bombë 20 kiloton. Bile për këtë veprim ai është i bindur se po shpëton njerëzimin prej bombës duke e shkatërruar atë sëbashku me një vend të kotë siç është për të Zona. Këta personazhe janë brenda Tarkovsky-t, po aq janë universal, brenda secilit prej nesh si pengesa të vockla për të qenë ata që jemi.

    Me të mbërritur atje, shenja e parë që vunë re se diçka kishte ndryshuar, ishte momenti kur njëri prej tyre thotë: “The flowers have no scent”. Çdo gjë që na është mësuar mbi jetën në tokë, tek Zona, ajo bëhet e pavlerë, në mos e kundërta është e vërtetë.

    “Hardness and strengths are death’s companions, flexibility and softness are the embodiment of life”.

    “Your most cherished desire will come true here. Your sincerest wish, the desire that has made you suffers most.”

    “There’s no need to speak. You must only . . . concentrate and recall all your past life. When a man thinks of the past, he becomes kinder. But the main thing is you must believe. Now go.”

    A nuk kemi të gjithë ndonjë dëshirë apo ëndërr në sirtar, të cilën e mbajmë të fshehtë, e duam edhe pse herë-herë na bën të vuajmë? A nuk kemi një “Zone” të gjithë ne, me të cilën i japim jetë dëshirës apo ëndrrës sonë, në momentin e krijimit? Ajo Zone mundet, që për disa të jetë vetë Arti. Sipas Andrei Tarkovsky-t, e kaluara na bën njerëz më të mirë dhe nga ajo mundet të lindë diçka e re dhe e bukur, por për këtë duhet besimi.

    “The unselfishness of Art. Now take music. It’s connected least of all with reality, or if connected, then it’s without ideas. It’s merely empty sound without associations. Nevertheless, music miraculously penetrates your very soul. What cord in us respond to its harmony, transforming it into a source of delighted. Uniting and shattering us. Why is all necessary? And above all, for whom? You’ll reply: For no reason. No. I doubt that. For everything in the final reckoning has a meaning. A meaning and a reason. ”

    Për mua Arti është besim, mbi hyjnoren dhe shpirtëroren duke na afruar më shumë me zotin. Ego mungon në Art, sepse krijimi bëhet për shpëtimin e shpirtit tënd dhe se ai duhet t’i dhurohet të tjerëve. Arti është një lutje, pastrim i shpirtit prej helmimeve të së kaluarës dhe ashtu siç shprehet për Artin dhe muzikën, hyjnorja tejshkon trup e shpirt duke e dridhur atë nën frekuencën e saj.

    Një nga dilemat ekzistenciale na vjen pikërisht nga personazhi, i cili mbart në vete më shumë vese. Ai dyshon më shumë rreth vetes dhe gjërave që e rrethojnë, të gjitha ato që lidhen me egon e njeriut. Shkrimtari na sjell këto fjalë: “You put your heart and soul into your work, and they devour you. They even devour the filth in your soul. They’re all literate. They all have voracious appetites. They all keep crowding round-journalists, editors, critics, a constant stream of women. All they’re clamoring for more. What kind of writer am I, if I detest writing? If it’s a torture for me, a painful, a shameful occupation, something akin to extruding hemorrhoids. I used to think my books helped some people to become better, but nobody needs me. If I die, in a couple days, they’ll find someone else to devour. I wanted to change them, but they’re changed me to fit their own image.

    Të qenit njeri normal, të bërit një jetë normale duket se nuk mjafton. Qytetërimi është si një makinë e madhe grirëse dhe teknologjia është shpejtësia me të cilën ajo na grin shpirtin tonë dhe me të ushqen trupat tanë. A mundet njeriu të vendos tërë energjinë në shërbim të asaj makine grirëse? Unë mendoj se të gjithë do thonim jo, por megjithatë ne vazhdojmë ta bëjmë atë siç kemi bërë shekuj me rradhë. Qytetërimi është një trup gjigand, i cili kërkon të ushqehet, njësoj si në përrallat me Kuçedra, të cilat ruajnë ndonjë thesar dhe për këtë kërkon sakrifikimin e djemve dhe vajzave më të mirë. A mundet njerëzimi ta mashtroj apo ta mund atë, apo të gjithë do të përfundojmë në gojën e tij/saj një ditë?

    POEZI- “ Now the summer is gone,

     and might never have been

     In the sunshine it’s warm,

     but there has to be more.

     It all came to pass,

    All fell into my hands,

     like a five-finger leaf,

     but there has to be more. 

    Nothing evil was lost,

     Nothing good was in vain,

     All blaze with clear light,

     but there has to be more.

     Life gathered me up

    Safe under it’s wing,

    My luck always held,

    But there has to be more.

    Not a leaf was burned up,

     Not a twig ever snapped

    Clean as glass is the day,

     But there has to be more.”

    Profesori i shkencës, i cili ka qëndruar në heshtje përgjatë gjithë rrugëtimit, tregon afër fundit të filmit qëllimin e ardhjes së tij tek Zona. Ai është i vendosur  dhe i bindur se shkatërrimi i Zonës është në të mirë të njerëzimit. Kjo “luftë” e tij, ngjet me luftën që prej kaq shekujsh shkenca udhëheq kundrejt besimit, duke e quajtur atë të panevojshme, bile me raste edhe të dëmshme. Nga të tre personazhet, i vetmi që e kundërshton këtë, është Stalker dhe ata që ai përfaqëson. I patundur në besimin e tij tek Zona, ku ai sheh shpresën dhe shpëtimin e tij, duke e shprehur këtë në një nga monologjet e tij.

    “There’s nothing left to people on earth. This is the only place to come when all hope is gone. You have to come here. Then why destroy hope (zone)? A stalker is forbidden to enter the room. Especially for his own selfish reasons. Remember Porcupine. Yes, I’m a louse. I’ve never achieved anything and i can’t do anything here. I have nothing to give my wife. I can’t have any friends, but don’t deprive me of what’s mine. They took everything from me the barbed wire. Everything i have is here. Here, in the zone. My happiness, my freedom, dignity. They’re all here. The people i bring here are unhappy like me. They’ve nothing left to hope for. Nobody can help them. But i can- a louse. A louse can help them! I weep for joy because i can help them. I ask for nothing more”

    A nuk na ndodh të duam të afrojmë shpirtra, që si ne janë njësoj të palumtur? Tërhiqemi prej tyre pa e kuptuar përsenë, ndoshta sepse mundemi të jemi për ta shpresa që refuzon t’i braktisë. Mundemi të kthehemi në Stalker të njëri-tjetrit edhe sikur të jetë vetëm një shpresë e ëndërrt.

    “They’re thinking to sell themselves cheap, how to get paid for every breath they take. They know, they were born to be “someone” to be an elite! They say you live, but once. How can such people believe in anything at all? Nobody believes. Not only those two. Nobody. Who shall I take there? Oh, Lord. The most terrible thing . . . is that nobody needs the Room and all my efforts are in vain. I’ll never will go there with anyone. Gruaja- If you want, I’ll go with you. Do you want that? Do you think I’ve nothing to ask for? Burri- No. you mustn’t. Gruaja- Why? Burri- No. What if you fail, too?”

    Skena Stalker me gruan e tij, të bën përshtypje personazhi i tij dhe ndryshimi që pëson, nga njeriu që ishte i gatshëm të bëhej guidë për të ndihmuar të tjerët, të mbërrijnë tek Zona dhe tani si pasojë e pasigurisë që vetë ai ka dhe zhgënjimit të tepërt, shfryn kundrejt shkrimtarit dhe shkencëtarit. Dua t’i lidh personazhet me ato që mund të përfaqësoj për secilin prej nesh. Stalker nga njeriu gjithmonë i butë, i sjellshëm, plot shpresë, i cili dukej se arrinte të shihte qartë gjërat me shpresën se mund të ngjallte besimin brenda tyre. Pra shpirtërorja të mbizotëroj mbi materialen dhe duket sikur edhe përpjekjeve të mira mund t’i vijë fundi një ditë, pa arritur në fitoren finale. Këta njerëz (shkenca, krijuesit) kërkojnë të vlerësohen, të dallohen mbi të tjerët. Njerëz të tillë nuk besojnë në asgjë dhe kjo e dërgon Stalker-in në dëshpërim. Nëse as shkenca apo arti nuk munden të besojnë tek hyjnorja, atëherë kush mund ta bëjë? Në këtë pasigurinë e tij, e cila e torturon, ia trondit besimin dhe ashtu si njeriu sadopak nis të kthehet në egoist me frikën se edhe ai mund të sakrifikoj apo humbas. Andrei Tarkovsky mendoj se përpiqet të na tregoj natyrën njerëzore, e cila sado të jetë e lidhur me dijen, besimin, hyjnoren, asnjëherë nuk mundet të shpëtoj nga pasiguritë apo frika se mund të humbas gjërat e dashura për të. Të gjithë ne, pa përjashtim, i nënshtrohemi këtij rregulli. Tek Stalker e vëmë re në dialogun me gruan e tij, kur ajo i vetëofrohet për ta ndjekur sëbashku me vajzën për tek Zona dhe befas ai stepet dhe ia kthen: ti nuk mund të vish, sepse nëse do të dështosh edhe ti, atëherë çdo të bëhet me mua? Ata kanë një marrëdhënie të veçantë midis tyre, në dukje nuk janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por sërisht diçka i pengon të qëndrojnë të ndarë. Në monologun e saj na shfaqet njëkohësisht gruaja universale që të gjithë njohim. Mbështetëse e burrit të saj dhe njëkohësisht shtylla e vërtetë e shtëpisë. Forca e saj është një tjetër, ajo është e qartë për vështirësitë me të cilat përballen dhe përkundrejt të shoqit, i cili gjithnjë shqërohet nga pasiguritë e tija, ajo ka fuqinë për t’i përballuar ato. Ndoshta sepse ka një prirje të bashkëjetoj me keqardhjen më të thellë në shpirt, pa e humbur shpresën.

    Vajza është personazhi më enigmatik, bota e saj e brendshme tepër e pasur, e cila duket sikur është mbledhur brenda dhe s’mundet të shprehet nga pamundësia e trupit. Në sytë e saj prej fëmije që refuzojnë të qeshin si gjithë fëmijët e tjerë. Ndonjëherë duket sikur njeriu paradoksalisht, sa më pak të mundet të flas më gjuhën e trupit, aq më shumë e bën atë me forcën e syve. Vajza është personazhi i vetëm, që Zonën e ka brenda, ndërsa të gjithë përpiqen të mbërrijnë, në mënyrë aksidentale është e vetmja e prekur prej saj. Për ta bërë sa më të kuptueshme, regjisori e bën nëpërmjet fuqive të saj telepatike.

    POEZI- “How I love your eyes, my friend

    With their radiant play of fire

    When you lift them fleetingly

    And like lightning in the skies

    Your gaze sweeps swiftly round.

    But there is charm more powerful still,

    For the moment of a passionate kiss.

    When through lowered eyelids glows.

    The somber, dull flame of desire . . .”

    Ky film, ashtu si në përgjithësi të gjithë filmat e tij, nuk kërkon të kuptohet sepse ato janë si ëndrra, apo pikëpyetje të mbetura nga fëmijëria. Përpara filmit të gjithë jemi spektator, këtu nuk bën përjashtim as regjisori vetë. Në fund, mundem të them se akoma nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë Tarkovsky me Zonën. Megjithëse kam kuptuar dhe ndjerë në mënyrën time, por ama di që gjendet një Zonë dhe ndoshta do ta kërkojmë atë deri në frymën e fundit pa arritur dot ta gjejmë, apo të mos pranohemi brenda, kur të ndodhemi aty. Mundet, që ajo të na prekë vetë, nëse fati ynë do jetë i njëjtë me atë të vajzës së Stalkerit. Është me rëndësi se çfarë njeriu kërkon në jetë dhe akoma më e rëndësishme ajo që mbetet pas gjurmëve që lemë.

    Uroj të kënaqeni ndërsa e shihni, vetëm për kaq pak, do të thotë vërtetë shumë. /exlibris/

    Lajmi Paraprak

    Fjetja edhe me pak dritë mund të jetë e dëmshme për shëndetin

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Jerusalemi “vendi i duhur” për bisedime

    Lajme tjera

    “Kam mësuar”

    William Shakespeare “Kam mësuar” nga William Shakespeare përbën ndoshta mësimet më të mëdha të dramaturgut tënjohur anglez. Janë mësimet që autori ka nxjerrë përgjatë jetës së tij dhe që vendosi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë