Stanislavski për aktorët që duhet të largohen nga dërrasat e teatrit

    “An Actor Prepares” (Puna e aktorit me veten), është vepër e aktorit dhe regjisorit të madh rus, Konstantin Stanislavski.

    Vepra është shkruar në formë të ditarit të një studenti fiktiv të quajtur Kostya, gjatë vitit të parë të studimit të Sistemit të Stanislavskit. Kostya nuk e njeh aktrimin, por udhëzohet nga regjisori Torstov. Fjala është për një analizë sistematike që Stanislavski e cilësonte si “rendi natyral i të vërtetës teatrore”.

    “Teatri, për shkak të publicitetit dhe anës spektakolare, tërheq shumë njerëz që thjesht duan të përfitojnë nga bukuria e tyre ose të bëjnë karrierë. Ata përfitojnë nga injoranca e publikut, nga shijet e tij të çoroditura, nga favorizimet, intrigat, suksesi u rremë dhe shumë mjete tjera që nuk kanë lidhje me artin krijues. Këta shfrytëzues janë armiqtë më vdekjeprurës të artit. Ne duhet të përdorim masat më të rrepta për ta, dhe nëse nuk mund të reformohen, ata duhet të hiqen nga dërrasat e teatrit. Duhet të përcaktohesh njëherë e përgjithmonë se a ke ardhur këtu për t’i shërbyer artit, për të bëra sakrifica për hir të tij apo për ta shfrytëzuar qëllimet tuaja personale?”, thuhet në këtë vepër. 

    Lajmi Paraprak

    Luigji Pirandelo, ambivalenca ndërmjet aktorit dhe personazhit

    Lajmi i rradhës

    “Rrugë të bardha”, historia e ngjarjes reale që u bë film

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë