Teatri Shqiptar i Shkupit shpallet fitues me “ADN” në Festivalin e Komedisë në Mitrovicë

    Për gjashtë netë radhazi publiku i Mitrovicës pati mundësinë të shoh shfaqje të ndryshme nga mbarë trevat shqiptare. “Mittrix Fest” këtë javë të dhjetorit e bëri verë me komedi duke e mbushur sallën me plot artdashës.

    Në natën e fundit të Festivalit të Komedisë MITTRIX FEST u ndanë edhe çmimet nga juria e cila ishte e perbërë nga artistë të shquar të skenës teatrore si prof. Arbnesha Grabovci Nixha, prof.dr Mentor Zymberaj dhe artistja e merituar Rita Gjeka Kacarosi.

    Çmimet janë si në vijim:

    * Shfaqja më e mirë:

    “ADN”

    Shfaqja nga Teatri Shqiptar i Shkupit

    * Regjia më e mirë:

    Jon & Kastriot Saqipi

    Shfaqja “Qeni Baskěrvilëve” nga Teatri AAB “Faruk Begolli”

    * Aktori më i mirë

    Artan Islami

    Teatri “Petro Marko” Vlorë

    * Aktorja më e mirë:

    Diellza Demaj

    Shfaqja “Qeni i Baskërvilëve” nga Teatri AAB “Faruk Begolli”

    * Aktori jo protagonist:

    Kushtrim Qerimi

    Shfaqja “Togeri nga Inishmori” nga Teatri gytetit të Gjilanit

    * Aktorja jo protagoniste

    Sara Bajrami

    Shfaqja “ADN” nga Teatri Shqiptar i Shkupit

    * Skenografia më e mirë

    Petrit Bakalli

    Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren

    * Çmimi për vepër jetësore:

    Jorgaq Tusha

    Teatri “Petro Marko” Vlorë

    * Çmimi Special:

    Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë

    Lajmi Paraprak

    Karanfilova: LSDM harroi disa premtime “pa drejtësi, nuk ka paqe”

    Lajmi i rradhës

    Fronti Europian me iniciativë “Roja e Gjuhës”, do të bëjë kujdestarin para GjK deri më 11 dhjetor

    Lajme tjera

    Poezi nga koha zero

    Rreth librit Shëtitja nëpër Srebrenicë, boim i Sh. B. Armagedoni (2021) Faruk ŠehićPërktheu: Fadil Bajraj Këtë përzgjedhje (Shëtitja nëpër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë