Filmi shqip “Në kërkim të Venerës” sonte kërkon publikun në TIFF ODA të Tetovës

    Sonte në ora 19:30, në kuadër të TIFF ODA në Qendrën për kulturë në Tetovë, do të jepet premiera e filmit “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefa, shkruan Nistori.

    Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, ka pasur premierën botërore në festivalin ndërkombëtar të filmit të Roterdamit (IFFR), duke u bërë filmi i parë nga Kosova që merr pjesë në këtë festival, ndër më të mëdhenjtë ndërkombëtarë.

    Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

    “Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

    Sinopsis
    Kur kryqëzon rrugët me një mike të re, Venera e ndrojtur shtyhet të pyesë familjen e saj patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendjehapur, qëndrimi i fortë kundër konventave i së cilës prek kuriozitetin e Venerës për të eksploruar më shumë. Ndërsa Venera mendon për kuptimin e jetës, filmi shpreh një ndjenjë të absurditetit të jetës; Pas fasadave të vrazhda, njerëzit fshehin një botë emocionesh – nga poshtërimi te faji dhe zhgënjimi. Filmi prek orekset provokuese seksuale të adoleshentëve dhe prek aktet e rastësishme të ngacmimit me të cilat duhet të përballen jo vetëm nga prindërit, por edhe nga bashkëmoshatarët e tyre, duke dramatizuar gjallërisht romancën e tyre përmes momenteve të pathëna; kontakti me sy, një prekje, një buzëqeshje, ndërsa përpiqen të ankorojnë shpirtrat e tyre të humbur. “Nuk i kam parë kurrë prindërit e mi duke u puthur” – thotë Venera.

    Për të parë filmin nuk duhet të rezervoni bileta, sepse hyrja është papagesë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV-ja do të vendosë vepër penale “ekocid” me burg të përjetshëm për ndotje të mjedisit jetësor

    Lajmi i rradhës

    Mjekët amë do të protestojnë për tre ditë | Nuk do të jepen receta dhe nuk do të kryhen kontrolle

    Lajme tjera

    Fundi i mësuesit

    Osman Demiri Baba jem nuk kishte mësuesatë e mori jeta mbi krahën’male e kodra duke e përplasurme djegë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë