“Tetova në Fokus” prezantoi qytetin përmes objektivit të fotografëve lokalë

    Në kuadër të manifestimit tradicional Vera Kulturore, më 21 korrik 2026 u mbajt aktiviteti kulturor dhe artistik “Tetova në Fokus”, i cili e shndërroi hapësirën publike të qytetit në një galeri të hapur me fotografi dhe art digjital, përcjell Nistori.

    Ekspozita urbane dhe digjitale prezantoi fotografi të realizuara nga fotografë tetovarë, të cilët përmes objektivit të tyre sollën pamje që pasqyrojnë bukuritë, jetën e përditshme, arkitekturën dhe diversitetin e Tetovës. Punimet tërhoqën interesimin e qytetarëve, nxënësve dhe dashamirësve të artit, të cilët vizituan ekspozitën gjatë zhvillimit të aktivitetit.

    Organizatori, Kujtim Ameti theksoi se “Tetova në Fokus” ishte pjesë e kalendarit të aktiviteteve të manifestimit “Tetova n’festë!”, me synim promovimin e krijuesve lokalë dhe vlerave artistike të qytetit.

    Përmes kësaj ekspozite, fotografët tetovarë patën mundësinë të prezantojnë punën e tyre para publikut, ndërsa vizitorët të njihen me Tetovën nga një këndvështrim artistik dhe bashkëkohor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e emigrimit: mbi 70% e banorëve të Qendër Zhupës jetojnë në diasporë

    Lajmi i rradhës

    Mbi tri dekada pas luftës, hetuesit amerikanë marrin dëshmi për krimet në Bosnje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë