Ekspertët e udhëtimeve u rekomandojnë Shqipërinë turistëve britanikë

    Pushimet e britanikëve janë bërë të pasigurta në mes të paqartësive dhe rregullave që ndryshojnë pothuajse çdo ditë, sipas faqes online të gazetës së njohur britanike express.co.uk.

    Megjithatë, eksperti i njohur i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar një destinacion ku britanikët mund të pushojnë.

    “Unë jam duke vëzhguar disa destinacione ballkanike, siç janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku nuk kërkohen teste PCR apo karantinë”, deklaroi Calder.

    “Këto dy vende janë sugjerimet e mia kryesore për listën e gjelbër, edhe pse britanikët mund të preferonin që edhe ndoshta një vend të madh dhe me shumë lidhje me Britaninë e Madhe si Polonia, me plazhet e saj në detin Balltik, të futej në këtë listë”, theksoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Fokusi i jetës së egër “rizbulon” faunën

    Lajmi i rradhës

    Dashuria që frymëzoi romanin ‘Lamtumirë armë’

    Lajme tjera

    Varret pa të vdekur

    Tregim nga Binak Kelmendi Dielli sa nuk kishte perënduar, s’e kishte as një konop samari për t’u fshehur…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë