Fokusi i jetës së egër “rizbulon” faunën

    ILIR HEBOVIJA

    Një listë e ftohtë këshillash e mbushur plot me emocion, eventi ishte afër, ngjarja kishte filluar të linte pa gjumë mikpritësit dhe të ftuarit. Disa anulime të minutës së fundit e bënë ankthin konkret, rreziku i dështimit kishte një zë. Ne kishim qëllimin e mirë, kishim së bashku një pasion të fortë për fotografinë e jetës së egër dhe në mënyrë të veçantë dashurinë për Liqenin e Shkodrës, i cili çdo herë kishte qenë bujar me ne. Sigurisht, nuk mund të na tradhtonte këtë herë, kjo ishte pika jonë e fortë e besimit. Fotografimi është shpeshherë fat dhe durim, grupimi, bashkimi, krijimi i mundësive është përkushtim, të cilin ne e kishim me shumicë.

    Katër

    Jetmiri rizbuloi qytetin pas gati tri dekadash, larg tij, si një fëmijë iu kthye rrugicave, gjeti lidhjet e lëna në mes, preku mënyrën më të mirë për të lënë gjurmën e vet me shumë dashuri, fotografinë. I qartë për qëllimin e tij, objektivin e afërt dhe të largët, me një shpirt të ndjeshëm, vendosi me kenë i lirë në hapësirën që të jep fotografia e jetës së egër dhe e jetës së Liqenit të Shkodrës në veçanti. Dëshira me nda eksperiencat, ndjesitë, njohuritë, na ban me dashte me e çu fotografinë çdo herë diku ma nalt. Ka gjithmonë një fjalë të mirë edhe për shkrepje jo fort të mira, randësi ka me ec përpara e na ecim bashkë me të. JT asht projekti që kemi nesër, asht dëshira mos me e ndal kontributin që japim me e zhvillu me kriju hapësira të reja. Fusha asht e gjane e ka vend për gjithë projektet tona.

    I dashurum edhe me udhëtimet, me kërkimet dhe gjetjet e reja, i duhej dhe një gur i qëndrueshëm për ta mbajtur pranë qytetit.

    Ridi, stoik në dashninë e tij për liqenin, pa mëdyshje i kanë dhuru njëri-tjetritshumë prej vitesh, tash motivet janë kthy në arritje, nuk asht ma vetëm për të tregu mrekullitë e ujit e të majit, me një koleksion të pasur të gjallesave të liqenit, ku nuk mungojnë fluturat një tjetër prekje e butë e tij. Mund të flasësh sa të duash për gjithçka të bukur ka përtej, mund të tregosh pafund bukurinë e ekspeditave për gjetje të reja, ka një buzëqeshje në fund që të thotë: “mos u lodhni kot, unë kam Liqenin tim, ma të bukurin në botë”. Asht kaq fisnik në çfarë thotë e bën, sa nuk ke ma dëshirë me e nxit për me të kuptu dhe ty, por vendos me e ndjek pa u zhgënjyer asnjëherë. Edhe prej atyne që e kanë një, por në fund të çdo pohimi. Deniku, asht i vështirë, i pavarur, ka opinionin e tij të qartë për çdo gja. Në wild ka dorëzu çelësat, ka besu që këtu asht vendi i vet, janë njerëzit që mund të jetë pa u paragjyku, ku asht pikë referimi për pjesën shkencore të pasionit, ku mundesh me iu referu e mbështet pa frikë, edhe atëherë kur jep urdhën, duhet kshu. Ok, ma Denik. Por kur e sheh që ka gjithmonë të tjerët para vetes, kur nuk ankohet, kur nuk bahet pengesë, kur krijon mundësi që të tjerët të ndihen ma mirë, edhe kur ka pranë vetes njerëz që i kanë kthesat e forta dhe dëshirat pa fre.

    Iliri, një ftesë për të sjellë kontributin tand pa asnjë detyrim, asht pika e kthesës për ta ba pasionin për fotografinë e jetës së egër, motivin kryesor të javës me fundjavën, ku të gjithë shkarkojnë mundimin e veshin vetveten. Ku të gjithë dinë me respektu e me pranu, ku të gjithë dinë me dhanë këshilla e me ba korrigjime të bukura, ku pasioni i ka ba gjithë nji. Asht fort e bukur ora e fotografimit, por dreka pas e komenti ma vonë janë po aq të bukura. Dëshira me u kthy nuk asht ma nji mundësi fundjave, por nji thirrje e brendshme, e bukur, e fortë, e panegociueshme.

    Wild Europe e ka pa qytetin në një dritë fort të veçantë, ka kthyer habinë e të gjithëve për këta burra që ruajnë një zog, në admirim për këta artista që na kënaqin shpirtin. Sikur e gjitha kjo të mbetej vetëm këtu, do të mjaftonte për të shpërbly atë që grupi ban me pasion. Ju kemi pa, ku kemi dëgju zanin, e dina mar që po bani nji punë fort të bukur për qytetin. Kena vendosë me gjetë të bukurën sepse e dimë fort mirë që e bukura e mund përherë të shëmtuarën.

    Fadili, peshkatari 80-vjeçar në Livade, Marku në Rjodh, Luani i AKZM, e kaq shumë të tjerë, e dinë në mënyrën e tyre fisnike përkushtimin tonë. Asht gati epike kur në shtëpinë e Markut, mbi çatinë e të cilit fotografojmë bufin, gjejmë një nga librat më të mirë botëror për speciet, “Bird Guide”, e ai me shumë dashuri e dhuron pa hezitim. Faleminderit Mark!

    Korrik, dy

    Marubi, me fotografinë e tij të parë me 1858, asht pika e parë për ndërtimin e besimit, se këtu fotografia nuk asht lajthitje e katër miqve, por buron nga vetë qyteti, nga mendësia, nga dashnia për të bukurën. Jetmir, Stefan, Vassilis, Nenad, Erika, Ruzhdi, Andrej, Granit, Alexandre, Zoltan, Arlinda, Ridvan, Denik, Helidon, Ilir, Aurora, Drini, Merisa, Senad, Elton, Onesa, kanë lidh fillin e koha do provojë se të gjithë kanë bërë gjënë e duhur që janë mbledhur bashkë. Emrat janë në badge e darka e mikpritjes duhet me kenë e bukur, por dhe e shkurtër, dita e sesionit fillon shpejt në mëngjes.

    Zonja e parë e Shkodrës gjen kohën për me përshëndet grupin, për m’i dhanë startin eventit që mbështet bashkia e drejtuar nga znj. Ademi.

    Mikpritja, toni i ngrohtë, atmosfera shumë miqësore, shërben si lakmues që miqtë të relaksohen dhe presin me dëshirë ditën e fotografimit.

    Korrik tre, ora 05:30

    “Po ti ca do këtu që në mëngjes”, asht pyetja për Onesën, unë jam mësu me babin gjithkund mundem me ecë në mal, ca me thanë ma…

    Grupi asht i qetë, po kërkon me gjetë secili vetveten në rrugëtimin në Tarabosh, nji flutur, një emberiza, goldfinch, spider, hirundo rustica, e bajnë ditën me shpresë.

    Kur liqeni shfaqet përpara, të gjithë e dinë tashmë që në atë bukuri të shndritshme ka me kenë shumë bukur.

    Mëngjesi asht në breg të Bunës, e thjeshta asht ma e bukura, pavarësisht se pas çdo gjaje që duket sikur ecën fjollë, asht nji kontribut i qenësishëm i të gjithëve për ta ba të mundur, Bashkia Shkodër, Qendra Wild Europe, Vataksi kompani, AKZM etj. miq shumë të dashtun tashma për ne.

    Asht kaq bukur kur qeshin të gjithë pa shfaqë asnjë shenjë mërzie, core team ndihet ma mirë, Arlinda, Ridvani, Jetimi, Deniku, Iliri.

    Arlinda ka prekjen magjike me fjalën që lidh njerëzit, që i jep mundësi me u ndje mirë, që shkrin distancat, që i jep ngjyrat e duhuna katërshes. Tu kenë zonjë shtëpie e sheh në çdo moment duke shkëmby mirësi me të ftuarit, kjo asht mënyra jonë me i ba gjanat bukur.

    Dy varka përshëndesin njëra-tjetrën, dy grupe që kanë një interes, media që asht tregu e gatshme për të përshëndet “kolegët” që fotografojnë gjallesat e liqenit.

    Çafka e hirtë, çafka e bardhë, kredharaku, karabullaku, duket sikur janë zbukuru nën efektin e dritës me prit e me pozu për miqtë. S’ka ma bukur.

    Afrohemi pranë zambakëve të ujit, habitati i mbrojtur i dallendysheve të detit të cilat kanë folezuar aty. Dëshira me fotografu ka përfshi të gjithë tashme dhe dëgjohen më mijëra klike, zhurma e vetme në atë moment.

    Stefani përveç pasionit me i fotografu për herë të parë kujdeset që të ruajmë distancën dhe të mos bezdisim dallëndyshet. Ata siç duket e dëgjojnë këtë dhe vijnë pranë varkës duke na dhënë foto të mrekullueshme. Asnjë nuk thotë dot mbaruam, të gjithë duan të shfrytëzojnë edhe një shkrepje të fundit. Vassilis ka fotografuar dallëndyshe edhe në Greqi, por nuk ndalet, pasioni të gjithë e dimë që është i madh.

    Vendosim të mbyllim ketë pjesë të ditës, varkat bashkohen dhe është koha e përshtypjeve.

    Dreka përsëri te Shtëpi e Gjyshit, që ofron një pejzash të jashtëzakonshëm, që të ngarkon pozitivisht për të vazhduar më tej.

    Përsëri në udhëtim për etapën e fundit, mundësinë e fotografimit të pelikanit kaçurrel.

    Sipërmarrje të vogla më kontribute të mëdha pas kuintave, përpikëria e të gjithë hallkave asht nji ansambël.

    Kena pak shqetësim a po e gjejmë mbretin e liqenit në vendin e tij të preferuar, e ai nuk zhgënjen, po na pret.

    Nji tufë e bukur që nis llastimet kush sheh varkën, nuk ndjek trazim, jemi gjithë në një frymë njerëz e shpendë në harmoni me natyrën. Secili merr shkrepjen e vet, Stefan, Erika, Nenad, nuk kanë fotografuar më parë pelikanin dalmat. Emocioni është i fortë për të gjithë, kënaqësia asht e pamatshme.

    Dita i ka dhanë frytet e veta, liqeni na dhuroi dashni përsëri, moti po ashtu e ka mbledh të nxehtin përvëlues duke na flladit nga pak.

    Dritës së fotografimit i vjen fundi, veranda na mbledh të gjithëve për një paradarkë, pak birrë e biseda grupe grup mes miqsh të vjetër. Nganjëherë të duket se e tepron kur merr përsipër të thuash çfarë mendojnë të tjerët. Janë ata vetë që e shprehin pa rezerva, atë çfarë morën Shkodër. Darka asht mes miqve të mirë tashmë.

    Gjithë ditën kam parë një fytyrë të qeshur të re që shoqëron grupin, tani në darkë ka marrë dhe fizarmonikën, Aron i mrekullueshëm. Së bashku me Granitin, i cili kangën e ka pjesë të pandashme të jetës së vet, përpiqen me intonu nji “tufë” të motivume pozitivisht. Ka shumë humor, pak kangë nga fillimi deri në fund, por shumë kënaqësi.

    Ndarja asht treguesi ma i mirë i miqësisë dhe pasionit të përbashkët, Wild Europe e ka arrit qëllimin.

    Qyteti i përcjell një nga një ditën e diel, të gjithë njoftojnë arritjen shëndoshë e mirë, të mbushur plot me mirësi e me zemrën e madhe të Shkodrës.

    Lajmi Paraprak

    Radev: Bullgaria është mbështetësja më e fuqishme e zgjerimit të BE-së

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët e udhëtimeve u rekomandojnë Shqipërinë turistëve britanikë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë