TIFF ODA në Tetovë vjen në qiell të hapur me filmin “Virgjëresha shqiptare”

    Nesër në ora 20:30 në qiell të hapur te rektorati i Universitetit të Tetovës fillon edicioni i 12-të i TIFF ODA. Hapja e festivalit do të bëhet me filmin “The Albanian Virgin” nga regjisori Bujar Alimani. Hyrja në festival është pa pagesë, edhe atë nga 04.07.2023 deri më 08.07.2023, përcjell Nistori.

    Sipas drejtorit të TIFF ODA, Berat Asani do të shfaqen 45 filma. Do të ketë diskutime me autorët e filmave, ndryshe nga punëtoritë, me qëllim që publiku të ketë mundësinë e komunikimit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    Nga gjithsej 2941 filma të aplikuar nga 112 vende të botës, këtë vit në TIFFODA do të shfaqen 45 film ndërsa 34 prej tyre do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; CINE BALKAN PANORAMA, SHORT FICTION, SHORT DOCUMENATRY, SHORT ANIMATION dhe STUDENT FILM.

    Në kategoritë CINE EUROPEAN PANORAMA dhe CINE BALKAN PANORAMA filmdashësit do të kenë mundësi të shijojnë disa premiera si dhe një perzgjedhje shumë të pasur të filmave triumfues në festivalet më të mëdha botërore. Vlerësimin e filmave pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit Ndërkombetarë të Filmit në Tetovë “TIFF ODA 2023” në garën ballkanike do ta bëjnë emra të njohur të botës së filmit si Kaltrina Krasniqi (regjisore), Lazar Sekulovski (montazher filmi) dhe Refet Abazi (aktor). Ndërsa juria në kategoritë e filmave të shkurtër këtë vit perbehet nga Ilire Vinca (aktore), Flonja Kodheli (regjisore) dhe Çigdem Sezgin (regjisore). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kremi kundër diellit | Përbërësit e dëmshëm, çfarë duhet të keni kujdes

    Lajmi i rradhës

    Aliu: Ligji për media do t’i përfshijë edhe portalet, sepse në atë pjesë është kaos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë