Unë pashë lulet e para

    Shkrimtari Ismail Kadare / Fotografia: Nistori

    Ismail Kadare

    Unë pashë lulet e para
    që çelen kudo përmbi dhe
    Pashë zogjtë e parë shtegtarë
    q’u kthyen sërishmi tek ne

    Në brigje, në kopshte, në ara
    gjithçka është e parë, gjithçka
    Ndërmend dashuria e parë
    ato kur i pashë më rà.

    Do vyshken të gjitha të parat
    dhe prap do kthehen ato
    përveç dashurisë së parë
    as vyshket, as kthehet ajo…

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, bizneset pa kontrata për energji përballen me çmime trefish më të larta

    Lajmi i rradhës

    Sllovakia lejon shitjen e mishit të ariut për konsumatorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë