Ura e gurit në Çarshinë e Epërme në Tetovë

    Mbi lumin Shkumbin të Tetoves ka pasur katër ura të ngritura, të cilët i kanë lidha dy brigjet e kundërta të qytetit, por fatkeqësisht vetëm njëra akoma është e ruajtur dhe është funksionale edhe në ditët e sotme. Krahas përdorimit qe kanë këto objekte komunikacioni ato kanë edhe vlera mjaftë të mëdha kulturore dhe historike. Mirëpo, mjerisht, sot e kësaj dite nuk janë gjetur dokumente të shkruara, sipas të cilave do të dokumentohej në menyrë ekzakte viti i ndërtimit të tyre apo edhe ndonjë shënim tjetër relevant që lidhet me historikun e ndërtimit të tyre.

    Sipas stilit dhe karakteristikave të ndërtimit, supozohet të jenë ndertuar në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane (shekujt XV-XVI) përkatësisht, në periudhën e ngritjes dhe kulminacionit të zhvillimit politik, ekonomik dhe kulturor të kësaj perandorie. Ishte pikërisht kjo kohë kur edhe fillon impakti i kulturës orientale në trevat tona.

    Ura e Çarshisë së Epërme, ka qenë e vendosur pikërisht në vendin ku ishte e ndërtuar çarshia e epërme e qytetit, prandaj e mban edhe këtë emër. Ura ka pasur një hark gjysmëhëne,ndërkaq materiali ndërtimor ka qenë vendas, gurë i gdhendur. Niveli i kalldrëmit të urës pasqyrohet në muret ballore nëpërmjet një kornize të gurit me profil të kurbët (parapet) me gjerësi 20 centimetra, dhe lartësi 60 centimetra.

    Kjo urë, u rrënua në vitin 1979, nga vërshimet e mëdha që kapluan Tetovën në atë vit, dhe si e tillë mbeti vetëm në kujtesën e banorëve të vjetër të ketij qyteti dhe rrethinës saj.

    Në fotografi prapa urës shihet Kupru Xhamija ose siç njihet Xhamia e madhe si dhe medreseja e xhamisë.

    Burimi: Muzeu Virtual i Tetovës

    Lajmi Paraprak

    Pija shpëtimtare për dhimbjet e fytit

    Lajmi i rradhës

    BREZI IM, BOTA IME

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë