Wilde: Përvoja është emri që u japim gabimeve tona

    Një shkrimtar, poet dhe dramaturg nga Irlanda ka lindur më 16 tetor të vitit 1854, për t’u lexuar botërisht. Oscar Wilde sot do të festonte datëlindjen e tij.

    Wilde lindi në Dublin dhe studioi në kolegjin “Trinity” dhe në Oksford u morr me shkencat klasike. Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt e famshme dhe shumë e kërkuar nga ciklet letrare. Veprimtaria e tij e shkëlqyer ndërpritet në vitin 1895, ku dënohet për dy vjet me punë të detyrueshme për shkak të homoseksualizmit, ku në atë kohë ishte diçka e paligjshme. Oscar del nga burgu në vitin 1897 dhe jeton në Paris deri kur vdiq, shumë i varfër dhe i braktisur.

    Të moshuarit besojnë se dinë, të moshës mesatare dyshojnë se dinë, të rinjtë mendojnë se i dinë të gjitha.

    Përvoja është emri që u japim gabimeve tona.

    Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet.

    Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë

    Dallimi i vetëm ndërmjet shenjtorit dhe mëkatarit është që çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar një të ardhme.

    Gratë adhurojnë kur bien në dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka.

    Burrat gjithmonë duan të jenë dashuria e parë e një gruaje – gratë duan të jenë romanca e fundit e një burri.

    Asnjë artist i madh nuk i sheh ndonjëherë gjërat si ato janë në të vërtetë. Nëse ai e bën këtë, ai do të jetë më artist.

    Fytyra e njeriut është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është vepra e saj artistike.

    Dallimi në mes letërsisë dhe gazetarisë është se gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk lexohet./KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Cilën kategori të qytetarëve e përfshijnë masat kundër krizës?!

    Lajmi i rradhës

    Save the Children: 13.6 milionë fëmijë në botë në rrezik nga kequshqyerja

    Lajme tjera

    ‘Kronikë në gur’

    Ismail Kadare Njëri nga romanet më të njohur të shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, është pikërisht…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë