Cilën kategori të qytetarëve e përfshijnë masat kundër krizës?!

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë njoftoi se ndihmat për qytetarët kanë mundur të jenë më të mëdha, megjithatë, sipas saj masat mbulojnë një numër të madh të qytetarëve.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, harxhimet e jetesës janë rritur për 18.7 për qind, ndërsa çmet e ushqimeve janë rritur për për 30 për qind. Megjithatë, sipas Ministres për Punë dhe Politik Sociale Jovanka Trançevska edhe pse qeveria solli masat anti krizë për kategoritë e cënueshme të qytetarëve, inflacioni “hëngri” paratë që qytetarët duhej të marrin si ndihmë. E pyetur nëse këto para janë të mjaftueshme për të ndihmuar qytetarët, ajo thotë se asnjëher nuk është mjaftueshme asgjë, por me këto masa janë të mbuluara rreth 180 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

    “Përveç grupit të masave që kemi marrë edhe më parë me ndryshimin e legjislacionit, si rritja e pagës minimale, harmonizimi i pensioneve, këto janë politika që nënkuptojnë rritje të vazhdueshme të pagave dhe pensioneve dhe politika që pasojnë inflacionin”.

    Trençevska theksoi se në varësi të situatës pas katër muajve nga tash, Qeveria do t’i shqyrtojë të gjitha analizat dhe nëse është e nevojshme do të merren sërish një sërë masash për kategoritë e cenueshme të qytetarëve.

    “Përfituesit e ndihmës minimale të garantuar do të marrin nga 3000 denarë, përveç të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, të cilën është dashur ta marrin si ndihmë një herë edhe para ribalancit, por për shkak të pritjes për ribalancin e të Buxhetit dhe ndryshimeve ligjore, kjo e drejtë do të jepet tani. Të mos harroj se prindërit e vetëm, të cilët janë përfitues të ndihmës së garantuar, në katër muajt e ardhshëm do të kenë mbështetje financiare prej 3000 denarëve”, thotë Trençevska.

    Trençevska siguroi se synimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë që në periudhën e ardhshme të përfshijë sa më shumë qytetarë që janë në sistemin e mbrojtjes sociale, përkatësisht përfitues të ndihmës minimale të garantuar, gjegjësisht aktivizimin e tyre në tregun e punës.

    Lajmi Paraprak

    “Armiku i popullit” një mik që vetëdijëson me atë se çfarë po ndodh në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Wilde: Përvoja është emri që u japim gabimeve tona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë