“100 ditë mashtrime, gënjeshtra e nënshtrime”, Aziri: destabilizimi është në kokat e tyre

    Deputeti i Frontit Europian, Elmi Aziri tregoi për fushatën “A jeni gati” se çfarë veprime do të ndërmerren. Aziri për TV21 tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të ketë protesta, ai tha se ende nuk është vendosur diçka e tillë, por, siç tha, do t’i përdorin të gjitha mjetet që ua lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin, përcjell Nistori.

    “Nuk bisedohet për destabilizim përpos se në kokën e tyre. Absolutisht se shqiptarët nuk kanë nevojë e as nuk e kanë luksin për të destabilizuar. Shqiptarët kanë nevojë për qetësi, kushte më të mira të jetesës, demokraci, demokraci e cila po suspendohet në mënyrë arbitrare megjithatë, ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon edhe ligji edhe kushtetuta, për ta mbrojtur të drejtën tonë për t’u organizuar politikisht dhe për ta mbrojtë të drejtën tonë që shqiptarët të vendosin vet se kush i përfaqëson në institucione Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, legjitimitetin”, tha Elmi Aziri.

    100 ditëshi i Qeverisë, Aziri: 100 ditë mashtrime, gënjeshtra e nënshtrime

    Aziri foli për 100 ditshin e Qeverisë qe sipas tij, janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime. Aziri tha se, asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit VLEN nuk është i përfshirë në programin qeverisës.

    “Nëse analizojmë 100 ditëshin e Qeverisë, mund shumë lehtë dhe drejt të konstatojmë se janë 100 ditë mashtrimi, janë 100 sitë gënjeshtra, janë 100 ditë nënshtrime, 100 ditë nënçmime”, tha Aziri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rritja e pensioneve e pamjaftueshme për pensionistët në RMV

    Lajmi i rradhës

    “PISA 2025” po troket, çfarë rezultatesh presim?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë