100 mijë euro për pastrimin e deponive në Saraj, ndërsa banorët vazhdojnë të helmohen nga mbeturinat!

    Aleanca për Shqiptarët sot ka publikuar dyshimet, sipas tyre, krimin dhe korrupsionin e udhëheqësisë komunale në Saraj. Dyshimet lidhen me një tender prej 100 mijë euro, para që banorëve të Sarajit iu shkakton dëm të dyfishtë në buxhetin e tyre dhe shëndetin e tyre, njofton Nistori. 

    “Më 15 gusht të vitit të kaluar Komuna e Sarajit, gjeqësisht Ndërmarja Publike Komunale i ka ndarë tender dhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë private “Veber Invest” Rashçe për pastrimin e deponive në rajonin e Komunës së Sarajit. Kompanisë, sipas kontratës i janë ndarë 6 milionë denarë apo rreth 100 mijë euro.Nga fotografitë dhe videoincizimet e realizuara në teren shifet qartë se puna e marrë si obligim nuk është kryer, që shton dyshimet se si dhe ku janë harxhuar paratë e tenderit i cili i është ndarë kompanisë përafërsisht dy muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale të vitit 2021.E gjith procedura në fjalë është e dyshimtë për shumë arsye. E para, kompania që ka fituar tenderin, sipas informacioneve tona nuk e ka këtë fushë veprimi, por është kompani ndërtimore dhe nuk posedon pajisjet për pastrimin e deponive.Çmimet e vendosura në kontratë janë astronomike, pasi për pastrimin e vetëm një metër kub mbeturina kompania paguhet 3600 denarë, pa TVSh, ndërsa për gjithë procesin, pastrimin, transportin dhe rehabilitimin, për një metër kub paguhet 5200 denarë.” – thonë nga ASh.

    Sipas ASh-së, përkundër çmimit maramendës dhe shumës së lartë të përgjithshme që parasheh ky tender, deponitë vazhdojnë të helmojnë banorët e Sarajit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ShBA: Nis mbyllja e klinikave të abortit pas vendimit të Supremes

    Lajmi i rradhës

    Liverpooli është i gatshëm për shitjen e Salah

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë