Liverpooli është i gatshëm për shitjen e Salah

    E ardhmja e Mohamed Salah vazhdon të jetë e paqartë, me egjiptianin që ka edhe një vit kontratë me Liverpoolin.

    Sulmuesi egjiptian ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit 2023 dhe ai ende nuk ka pranuar vazhdimin e saj, përkundër disa ofertave të bëra nga klubi.

    Përkundër se Salah është futbollisti më i rëndësishëm i gjigantit anglez, ai nuk konsiderohet si i paprekshëm.

    Sipas një lajmi ekskluziv nga gazeta angleze The Sun, Liverpooli është duke menduar seriozisht shitjen e egjiptianit gjatë afatit kalimtar veror.

    30-vjeçari nuk po pranon rinovimin e kontratës dhe The Reds nuk duan ta humbasin atë pa fituar asgjë në verën e vitit 2023 dhe kjo është arsyeja që ata po mendojnë shitjen e tij.

    Gjithnjë sipas The Sun, Liverpool mund ta shes yllin e tyre te Real Madridi dhe vetëm po pret ofertën e duhur nga kampioni në fuqi i Evropës për ta lënë të lirë të largohet Salah.

    The Reds synojnë që të marrin një ofertë prej 60 milionë eurove dhe do ta pranojnë atë duke lejuar largimin e egjiptianit nga Anfield.

    Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur iu bashkua nga Roma për shumën e 42 milionë eurove, derisa këtë edicion ishte i jashtëzakonshëm me 31 gola e 16 asistime në 51 ndeshje zyrtare.

    Reprezentuesi i Egjiptit gjatë kësaj kohe sa ka qëndruar në Anfield ka fituar gjitha trofetë e mundshëm me Liverpoolin.

    Lajmi Paraprak

    100 mijë euro për pastrimin e deponive në Saraj, ndërsa banorët vazhdojnë të helmohen nga mbeturinat!

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, MPJ dënon ashpër gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë