100 vjet aviacion në RMV | Kovaçevski: Drejtimi që ka marrë vendi është krijimi i shtetit të përparuar

    Kjo është “Ilindenka”, aeroplani i parë i Maqedonisë, i cili fluturimin e parë e bëri në vitin 1955.

    U ekspozua në aeroportin sportiv “Stenkovec” në Shkup në shënimin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë. Me këtë rast pati edhe manovra me aeroplanë.

    Pilotët e vendit tonë nuk arritëm t’i bindnim që të flasin, por njëri që kishte ardhur nga Serbia na foli për ndjenjën të ngasësh aeroplan.

    “Nuk ka frikë këtu. Ka patur selektim për pilotët e ardhshëm, ashtu si tani ne punojmë. Ndoshta në fillim ka pak por më pas bëhet si rutinë kështu që gjithçka shkon përmes shërbimeve”, u shpreh piloti nga Serbia.

    Të pranishëm ishim edhe qeveritarë të vendit si dhe nga Serbia.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh se drejtimi që ka marrë Maqedonia e Veriut është krijimi i shtetit të përparuar, ekonomikisht e fuqishme dhe europiane.

    “Ky është drejtimi i vetëm dhe i vërtetë i cili do të sigurojë etablim të merituar të vendit tonë, e cila sot është e njohur si partner kredibil në shoqërinë transatlantike, partner në krijimin dhe mirëmbajtjen e paqes rajonale dhe botërore, ndërkombëtarisht e pranuar si vend me identitet të fortë dhe të konfirmuar maqedonas, me gjuhë e kulturë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Maqedonia e Veriut sot është në partneritet strategjik me vendet e veriatlantikut, pra NATO-s, të cilat edhe kujdesen për mbrojtjen ajrore të vendit tonë. Nëse para 100 vitesh Serbia, atëherë SKS, ishte ajo që vendosi themelet e aviacionit në Maqedoni, patrullimin ajror mbi vendin tonë tash e bën Greqia si aleate në NATO, gjersa Serbia duket të jetë larg anëtarësimit në Aleancën veriatlantike. Megjithatë, për ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, aeromitingu i sotëm është tregues i mirë për vendosjen e lidhjeve më të mira mes Maqedonia dhe Serbisë, por edhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

    “Shënimi i 100 vjetorit të aviacionit maqedonas në Shkup është mundësi e mirë që t’i vendosim në funksion të gjitha potencialet e pashfrytëzuara të cilat pa dyshim ekzistojnë për zhvillim të mëtejmë dyanësh të marrëdhënieve tona. Dy vendet tona kanë marrëdhënie vëllazërore, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer në korniza të iniciativës “Ballkani i Hapur”, dhe forumet tjera rajonale”, tha Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.

    Përveç aviacionit maqedonas dhe serb, morën pjesë edhe aviacioni civil dhe ushtarak nga Republika e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: A keni parë njeri të shkojë të punojë në Rusi? Njerëzit tanë po shkojnë në BE!

    Lajmi i rradhës

    26.29 % e aplikantëve nga Maqedonia e Veriut u refuzohet viza për në ShBA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë