14-vjeçari që vrau nxënësit dhe një roje kishte një plan të detajuar, policia serbe gjeti skica dhe një listë me emra (Foto/Video)

    Një 14-vjeçar dyshohet se ka vrarë nëntë persona në një shkollë në afërsi të Beogradit.

    Nxënësi i identifikuar si Kosta K. raportohet se ka vrarë tetë nxënës dhe rojën e shkollës “Vladislav Ribnikar” në Vraçar.

    Djaloshi personalisht ka treguar se ka qëlluar me armë zjarri disa persona, tha sot zëvendëskryetari i administratës së qytetit të Beogradit, Veselin Miliq.

    Ai shtoi se armën e ka marrë nga banesa e babait të tij ndërsa kishte edhe katër kokteje molotov, raporton nova.

    Miliq deklaroi se kanë zbuluar edhe një listë me emra në banesën e Kosta K. Në të ishin shkruar emrat e nxënësve që ai planifikoi të vriste.

    “Kjo ka qenë e planifikuar për një muaj. K.K. e ka planifikuar për një kohë të gjatë, nuk ka bërë të ditur motivin. Armën e zjarrit e ka marrë nga banesa e babait të tij dhe e ka sjellë me katër kokteje molotovi”, tha ai.

    Përveç kësaj, ai raportohet se kishte një planimetri të saktë të shkollës, hyrjet dhe daljet. 

    Lajmi Paraprak

    KËSHILLI I PROKURORËVE PUBLIKË | Geer: Ata janë përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e pavarësisë

    Lajmi i rradhës

    Ministri Mexhiti: Gjendja në shëndetësi është alarmante

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë