15 vite pa debat ndërmjet liderëve të partive shqiptare në RMV

    Debati i fundit që u mbajt mes dy liderëve të partive shqiptare, ndërmjet Arbër Xhaferit dhe Ali Ahmetit ishte në vitin 2006. U bënë 15 vite që kur liderët e partive politike shqiptare nuk janë ulur të debatojnë ballë për ballë në një debat televiziv.
    TV21 disa herë është munduar që t’i ulë liderët në debat.

    “Përgjigjja ime është po. Në çdo moment. Kudo që të jetë. Përgjigja ime është po nuk dua të hy se çfarë ka dashur të kalkulon Ahmeti por shpresojmë se ka kuptuar këtë rëndësi për demokraci. Që të kemi mundësi që të shohim ata që thonë “ne garojmë dhe duam ta marrim fatin e familjeve tuaja për katër vite t’i shohim të përballemi”, tha Sela.

    Ndërsa Ali Ahmeti shpesh herë ka deklaruar se është i gatshëm për debat por ka kushtëzuar që opozita shqiptare të përzgjedhë një përfaqësues. Para katër muajve kryetari i BDI-së Ahmeti në Click Plus pati premtuar se do të debatojë me Zijadin Selën në qoftë se opozita do ta zgjedh cili është si përfaqësuesi i tyre.

    Fatmir Aliu: Kur në debat me z. Sela?
    Ahmeti: Ne të përcaktojnë përfaqësuesin e opozitës.
    Fatmir Aliu:Të përcaktojnë se kush është përfaqësues i opozitës. Ashtu do ta bëjmë do ta pyesim Z. Sela.
    Ahmeti: Kontaktoni. Kush është përfaqësues i opozitës.
    Fatmir Aliu: Do të ma bëni këtë ndër para zgjedhjeve lokale?
    Ahmeti: Po.
    Fatmir Aliu: Faleminderit shumë.

    Dje në debat televiziv u përballën liderët e partive më të mëdha maqedonase Zaev dhe Mickovski, madje ata paraprakisht janë përballur edhe disa hera tjera. E kur do të përballen liderët shqiptarë në një debat, si duket ende do të presim.

    Për këtë sot pyetëm edhe zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmanin.

    “Unë mendoj se këtu kemi një problem teknik, për shkak se ne përballemi me një koalicion VMRO-ASH-AAA. Ata duhet të merren vesh se kush është udhëheqës i atij koalicioni me kë duhet të bashkëbisedojë Ali Ahmeti, me Mickoskin që është si parti më e madhe në koalicion, me Ziadin Selën si parti e dytë, apo me Afrim Gashin si parti e tretë. Le të merren vesh, le të na tregojnë se kush është udhëheqës i atij koalicioni pastaj ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”.

    Kujtojmë se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të hënën në Click Plus në TV21 konfirmoi se është i gatshëm për debat me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    Polemika ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth regjistrimit të diasporës së RMV-së

    Lajmi i rradhës

    BDI nuk tërhiqet nga Bërvenica, ASh-AAA: Dy kandidatët e BDI-së po përçajnë votën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë