BDI nuk tërhiqet nga Bërvenica, ASh-AAA: Dy kandidatët e BDI-së po përçajnë votën

    KSHZ i ka konfirmuar kandidaturat e për zgjedhjet lokale, e nëse ndonjëri prej tyre vendos të tërhiqet sot është afati i fundit për ta bërë atë. Në komunën e Bërvenicës Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar që BDI ta tërheq kandidatin, pasi sipas tyre kjo komunë po rrezikohet të mos udhëhiqet nga një shqiptarë. Por kështu nuk mendojnë nga BDI.

    “Bërvenica ka qenë pjesën më të madhe të kohës e udhëhequr nga BDI, bile edhe kryetari aktual ka qenë kandidatë i BDI-së.

    Kështu që BDI në Bërvenicë është favorit dhe BDI pritet të fitojë në Bërvenicë dhe prandaj nëse dikush donë të ndihmojë këtë proces që mos të ketë ndonjë rezultat tjetër duhet të tërhiqet dhe të mbështet kandidatin e BDI-së”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

    Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Altrenativa thonë se BDI ka kandiduar dy kandidatë, ndërsa thonë se numrat e demantojnë Osmanin, pasi sipas tyre në dy cikle të fundit zgjedhore Aleanca për shqiptarët është fituese.

    “Bujar Osmani dhe BDI flasin të pavërteta rreth Bërvenicës. Nëse thonë se kryetari aktual qenka i BDI, atëherë e pranojnë se kanë kandiduar dy kandidatë dhe përçajnë votën. Numrat e demantojnë Osmanin dhe BDI, pasi në dy cikle zgjedhore ASH është fituese në Bërvenicë. Ne si koalicion u tërhoqëm në Kërçovë dhe Çashkë, ndërsa BDI nxjerr dy kandidat në Bërvenicë”, thanë nga ASh-AAA-ja.

    Ndryshe për Bërvenicën ka kandiduar kryetari aktual Enver Pajaziti si i pavarur. BDI ka kandiduar Arkin Jahijin, ndërsa Argjend Gura është kandidati nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

    Kandidat i LSDM-së është Mirko Stojanovski, ndërsa i VMRO DPMNE-së Jovica Ilievski. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    15 vite pa debat ndërmjet liderëve të partive shqiptare në RMV

    Lajmi i rradhës

    Reagon Komuna e Tetovës: Spitalet modulare, kompetencë e ministrisë së shëndetësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë