Një fotograf amator nga India ka fotografuar Hënën ‘Qartësisht’, ku fillimisht i ka shkrepur 50 mijë fotografi të hënës dhe më në fund i bashkoi ato për të krijuar një të detajuar të satelitit të vetëm natyror të tokës, njofton Earth.
Fotografitë e djaloshit 16-vjeçar, Prathamesh Jaju, janë bërë virale për një kohë të shkurtër, të cilët janë komentuar nga mijëra njerëz, si të rrallat e këtij stili.
Këto fotografi tregojnë punën e tij të palodhur dhe durimin përderisa ka qëndruar para kamerës së tij, përcjell Nistori. Atij iu deshën rreth pesë orë për të fotografuar hënën duke përdorur teleskopin dhe kamerën e tij dhe 40 orë të tjera për të përpunuar fotografinë, duke përdorur softuerë të ndryshëm përpunimi.
Fotografia është aq e qartë sa që dikush mund ta zmadhojë sa të dojë pa humbur detajet. Fotografia e krijuar nga Jaju gjithashtu mban vlerë shkencore, pasi që ngjyra të ndryshme që shihen në foto tregojnë rezervat e mineraleve në sipërfaqen e Hënës. /Nistori/