“Pa pjesëmarrjen e SHBA-së as që duhet të ketë dialog me Serbinë”

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti të martën ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa sot takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

    Takimit me Haradinajn dhe Abdixhikun i ka paraprirë ftesa që kryeministri Kurti ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

    Takimin me Kurtin e ka refuzuar kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

    Pas takimit me kryeministrin, të dy liderët e partive opozitare, Abdixhiku dhe Haradinaj kërkuan nga kryeministri Kurti përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun me Serbinë.

    Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, tha sot se pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duhet të ketë dialog.

    “Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është e pakontestueshme dhe pa SHBA-të as që duhet të ketë dialog. Ne vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian por domosdoshmërish kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në dialog dhe kjo është e padiskutueshme”, tha ai, raporton Telegrafi.

    Pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog e ka kërkuar një ditë më parë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai pas takimit me Kurtin, theksoi se do të ishte me dobi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi.

    Lajmi Paraprak

    16-vjeçari nga India fotografon Hënën mbi 50 mijë herë dhe krijon një fotografi të vetme (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me 5 ushqime të shëndetshme për fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë