17 milionë euro për zgjedhjet! Avancime dhe punësime të reja në KShZ

    Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta në maj të këtij viti, do t’u kushtojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përafërsisht 17 milionë euro, ka bërë të ditur Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

    Ajo TV21 ka bërë të ditur edhe se në KShZ ka pasur avancime dhe punësime të reja, të cilat tashmë janë aprovuar nga Ministria e Finanancave.

    “Para se të shpallen zgjedhjet nga Ministria e Financave veç na dhanë pëlqim për punësim dhe avancim e të punësuarve në KShZ dhe gjithashtu në bazë të Kodit Zgjedhor kemi mundësi të angazhojmë edhe trupa ndihmës”, tha Shehu.

    Ajo ka sqaruar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president është 19 marsi kurse për deputetë, 2 prilli.

    “Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më më 8 mars deri në ora 24:00 kur paraqitet lista për kandidatët për president. Kur flasim për grup zgjedhësh, atëherë duhet të paraqiten më së paku 10 mijë nënshkrime. Afati i fundit për dorëzimin e listave për president është deri më 19 mars deri në ora 24:00, kurse për deputetë është deri më 2 prill ora 24:00”, njoftoi mes tjerash Shehu.

    KShZ-ja gati për realizimin zgjedhjeve të dyfishta

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka realizuar të gjitha përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

    Shehu deklaroi se që nga viti i kaluar e kanë ditur se ky vit do të jetë zgjedhor, por fakti se do të jenë të dyfishta sipas saj e lehtëson punën ngaqë administrata nuk do të angazhohet për dy cikle.

    Lajmi Paraprak

    HBSC: Tendenca e rënies së shëndetit mendor tek adoleshentët është alarmante

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e këtyre vitaminave bën që ju ta ndjeni të ftohtin më shumë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë