Mungesa e këtyre vitaminave bën që ju ta ndjeni të ftohtin më shumë

    Nëse keni këmbë dhe duar të ftohta gjithë kohës, edhe pse temperaturat jashtë mund të jenë të larta, kjo gjendje është tregues i mungesës së disa vitaminave

    Ekspertët thonë se mungesa e vitaminave B dhe hekurit, nuk janë vetëm tregues të një anemie të shtuar. Në terma më konkretë, ja si përkthehet kjo gjendje.

    Mungesa e vitaminës B12

    Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë anemi megaloblastike (numri i qelizave të kuqe të gjakut është më i ulët se niveli normal, si edhe dhe qelizat e kuqe janë më të mëdha se normalja) dhe ndjeshmëri më të lartë në lidhje me të ftohtin.

    Simptomat: Nëse ju mungon vitamina B12, ndjenja e të ftohtit te duart dhe të këmbët është vetëm një nga simptomat. Të tjerë tregues janë dhimbja e kokës, humbja e oreksit, probleme me shikimin, rrahje të forta zemre etj.

    Shkaqet: Disa faktorë mund të ndikojnë në këtë gjendje, duke nisur nga një dietë e varfër ushqimore me burime shtazore, te dietat vegjetariane ose vegane, si edhe shkaqet shëndetësore si operacioni në stomak.

    Burimet: Burimet dietike të vitaminës B12 përfshin qumështin, mishin dhe peshkun. Nëse keni mungesë, mund të merrni edhe suplemente B12 në formë medikamentesh ose me injeksion, shkruan Very Well.

    Mungesa e vitaminës B9

    Vitamina B9 në formën e saj natyrale njihet si folat. Mungesa e folateve bën që ju të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, ndërsa funksioni kryesor i kësaj është krijimi i qelizave të kuqe të gjakut.

    Simptomat: Përveç ndjesisë së të ftohtit, shenjat që mund të keni mungesë të vitaminës B9 lidhen edhe me aneminë.

    Shkaqet: Konsumi në masë i alkoolit, çrregullimet e tretjes apo një operacion në zorrë ndikojnë në procesin e përthithjes së folateve në trup.

    Burimet: Burimet natyrore të folateve janë perimet me gjethe jeshile të errët, kikirikët, fasulet, frutat, drithërat, farat e lulediellit etj.

    Mungesa e hekurit

    Mungesa e vitaminave nuk është e vetmja arsye që ndikon në ndjenjën e të ftohtit. Ju mund të keni mungesë hekuri, gjë që është mjaft e zakonshme. Në fakt, anemia nga mungesa e hekurit është simptoma më e zakonshme në mbarë botën.

    Simptomat: Nëse keni anemi nga mungesa e hekurit, mund të mos keni vetëm të ftohtin si simptomë kryesore. Përveç duarve dhe këmbëve të ftohta mund të keni edhe një gjendje lodhjeje të vazhdueshme, dhimbje kraharori etj.

    Shkaqet: Shkaku i çdo anemie me mungesë hekuri mund të lidhet me humbjen e gjakut nga një dëmtim, menstruacione në sasi të shtuar ose gjakderdhje nga trakti gastrointestinal ose urinar, citon Anabel.

    Burimet: Burimet ushqimore të hekurit lidhen me mishin e kuq, salmonin, fasulet, frutat e thata, vezët dhe perimet me gjethe jeshile të errët.

    Lajmi Paraprak

    17 milionë euro për zgjedhjet! Avancime dhe punësime të reja në KShZ

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Kurti dhe Rama patën tendenca që të bëhet një listë e përbashkët e partive shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë