17 vjeçari me autizëm u keqtrajtua në Demir Hisar, Mexhiti: Nuk do të lejoj trajtim çnjerëzor, do ta ndjek nga afër rastin

    Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka takuar sot Salka Abdulovksa, nënën e djalit 17-vjeçar për të cilin raportohet se është trajtuar në mënyrë të papërshtatshme në Demir Hisar. Ministri Mexhiti personalisht u njoh me rastin se si mund të ndihmonte Ministria për të lehtësuar kujdesin e përditshëm të djalit.

    “Edhe pse kam marrë garanci nga udhëheqësia e spitalit se janë respektuar të gjitha protokollet për sigurinë e pacientit, rasti dhe funksionimi i spitalit Demir Hisar do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Ministrisë. Inkurajoj institucionet e tjera që kanë nisur procedimet t’i përfundojnë ato për të zbardhur deri në fund çështjen. Prindërit e djalit kanë mbështetjen tonë. Biseduam për problemet e tyre dhe u premtuam se do të angazhohemi që ta ndihmojmë këtë familje, do të bëjmë përpjekje që djalin ta vendosim në internatin nga shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta “Partenij Zografski” në Shkup, ku ai shkon në shkollë”, theksoi në takim Ministri i Shëndetësisë.

    Nëna e djalit 17-vjeçar tha në takim se familja është shqetësuar më tej nga publikimi i fotove false në opinion, ku paraqiteshin të pavërteta se ishte fëmija i saj, ku shfaqet një djalë i ulur në tokë i lidhur në krevat. Ministrja e Shëndetësisë i bën apel të gjithë opinionit publik që të jetë i kujdesshëm në shpërndarjen e lajmeve të tilla delikate.

    Para disa ditësh u njoftua se një djalë 17- vjeçar me autizëm është lidhur dhe rrahur në spitalin psikiatrik në “Demir Hisa” pasi ishte agresiv. Nëna e tij tregoi mes lotësh se fëmijën e kanë çuar atje një muaj më parë dhe më pas e kanë çuar në shtëpi në gjendje shumë të keqe dhe me plagë në të gjithë trupin. Nuk qëndronte dot as në këmbë.

    “Mezi rrinte në këmbë, i mbidozuar nga ilaçet, nuk munda as të njoh fëmijën tim”, tha për “A1on” nëna e 17 vjeçarit Anes Abdulovski nga Manastiri i diagnostikuar me autizëm, i cili për shkak të nervozizmit dhe agresionit të cilin e ka treguar në pubertet është vendosur në spitalin psikiatrik në Demir Hisar.

    Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, shpjegoi se fëmija me autizëm është trajtuar sipas të gjitha protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë. Më vonë lëshoi një komunikatë, në të cilën është sqaruar se për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientëve në Manastir, vlerëson se është i nevojshëm formimi i një komisioni ekspertësh.

    Dëshmia e nënës, e cila e shumë shpejt është përhapur në rrjetet sociale, ka shkaktuar reagime në opinioni. Avokati i Popullit ka deklaruar këtë verë se gjendja e institucionit në Demir Hisar është në gjendje katastrofike, sepse nuk ka higjienë, por ka dhunë dhe lëndime, me pajisje për lidhje dhe torturimin e pacientëve.

    Lajmi Paraprak

    Lufta për të mbetur në… histori

    Lajmi i rradhës

    Padi kundër ministrit, Jeton Shaqiri – arsyeja është mungesa e teksteve shkollore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë