22 vjet nga dita kur u dorëzua ushtria serbe nga lufta me UÇK-në

    Sot janë mbushur 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

    Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

    Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

    Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

    Lajmi Paraprak

    Ministres serbe, Tepavçeviq i ndalohet hyrja në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Macron: Maqedonia e Veriut meriton t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Union

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë