24 mijë nxënës e studentë më pak në bankat shkollore të RMV në shtatë vitet e fundit

    Në 7 vitet e fundit kemi 17 mijë nxënës dhe 7 mijë studentë më pak. Klasat dhe amfiteatrot po zbrazen. Nëse kjo nuk ndalohet, shteti nuk mund të shohë të ardhme me perspektivë. Për këto të dhëna diskutuam menjëherë pas marrjes së mandatit, dhe së bashku me Kryeministrin dhe ministren e financave vendosëm të sigurojmë buxhetin më të madh për arsimin deri më tani, për zhvillimin e tij dhe për ta eliminuar atë nga grupi i faktorëve që nxisin popullatën të largohet nga vendi i vet.”

    “Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, në konferencën e sotme me temë „Sfidat demografike dhe zgjidhjet e mundshme“, organizuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjëve, në të cilën morën pjesë kryetari i Qeverisë dhe disa ministra, përfaqësues të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara dhe ekspertë të politikave demografike.

    “Arsimi dhe shkenca nuk duhet të jenë faktor për emigrim. Duhet të jenë fusha që u ofrojnë të rinjve proces cilësor për arsimim personal, por edhe fusha ku ata do të realizojnë angazhim pune në institucionet arsimore dhe shkencore”, potencoi Janevska, duke shtuar se për më shumë mundësi arsimore dhe shkencore, buxheti i Ministrisë këtë vit është më i madhi ndonjëherë.

    „Forcojmë standardin e nxënësve dhe studentëve. Kemi futur masa dhe mbështetje financiare që nuk ekzistonin në të kaluarën, veçanërisht në mënyrë që fëmijët e talentuar të mund të marrin pjesë në gara të mëdha. Kemi rritur numrin e bursave, kemi zgjeruar mbulimin e më shumë të drejtave për nxënësit dhe studentët. Po harmonizojmë arsimin me nevojat e tregut të punës, që të rinjtë të mund të gjejnë punë shpejt dhe të pavarësohen ekonomikisht tha ministrja, duke shtuar se është në fazë përgatitjeje Ligj i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të parashikojë mundësinë e punësimit të studentëve më të mirë nga çdo gjeneratë në universitetet shtetërore.

    “Ajo informoi se është dyfishuar mbështetja për shkencën dhe për projektet shkencore-hulumtuese që janë në përputhje me qëllimet e Strategjisë për specializim intelegjent, duke theksuar se të rinjtë shkencëtarë tashmë e dinë se cilat janë fushat me më shumë mundësi për prosperitet dhe kontribut në zhvillimin e shtetit.”

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Fiskal me apel: kujdes me borxhin publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë