Ahmeti në Gostivar: Sekreti i suksesit të BDI-së është puna që kemi bërë deri më tani për qytetarët e RMV-së

    Nën moton “Zgjidh jetë, Voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) fushatën për zgjedhjet lokale e filloi sonte nga qyteti i Gostivarit ku prezantoi kandidatët për kryetar të komunave dhe këshillave komunal, njofton Nistori.

    Ahmeti gjatë fjalimit tha se shumë njerëz dhe ndërkombëtar pyesin për të gjithë këto suksese të BDI-së, ku ai theksoi se sekreti i gjithë kësaj është tek vota dhe besimi që ia ka dhënë popullit.

    “Nuk duhet shumë analiza të bëhen, sepse suksesi ka qenë tek ju, tek ju – njerëzit e vullnetit të mirë. Tek ju – njerëzit atdhedashës, patriotë që duani, e keni dashur lirinë e vendin dhe keni vënë mbi interesat personale interesin e përgjithshëm dhe jeni bazuar në ofertat, platformat që partitë politike kanë bërë përpara qytetarëve. Andaj suksesi dhe sekreti është se të gjithë aktivistët e BDI-së, nga më i riu tek më i moshuari, me shpirt e me zemër ka punuar për atë platformë, për atë program. Prandaj, ne sot jemi krenarë që kemi mbyll kapituj të rëndësishëm të historisë sonë për çka shqiptarët janë përvluar e dëbuar me vite me radhë”, ka deklaruar Ahmeti para të pranishmëve.

    Ahmeti ka shtuar se reformat në vend asessi të mos ndalen, si reformat në gjyqësor, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe ndërtimin e relacioneve me shtetet fqinj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spitali modular në Dibër do të shërbejë vetëm për vaksinim Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Zaev e fillon fushatën e tij me një barcoletë: Në vend të “Vozit Mishko”, “Ndalo Micko”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë