30 DITË PARABURGIM PËR ZEKIRIN | Gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë

    Vonë para mesnatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe të caktojë masën e paraburgimit për Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili dje dha dorëheqje të parevokueshme, përcjell Nistori.

    Zekiri me automjet të policisë është dërguar në burgun e paraburgimit në Shkup. Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka vendosur që të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh për Zekirin.

    Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

    Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa pasur nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska më herë tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni se ku gjenden paratë e përvetësuara.

    Edhe pse u dyshua për një arratisje të mundshme të Zekirit, por për këtë nuk ka fakte. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: Nuk ka pengesë nga partitë maqedonase për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

    Lajmi i rradhës

    MPPS: Institucionet parashkollore do të kryejnë aktivitetet e tyre edhe gjatë ditëve të grevës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë