Ahmeti: Nuk ka pengesë nga partitë maqedonase për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në RTV21 tha se heqja e 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë është çështje kohe dhe se do të ndodhë. Ai tha se me këtë tashmë po pajtohen edhe partitë maqedonase.

    “Nuk është problem kjo. Është biseduar dhe është konsumuar si temë. Sot nuk është pengesë për partitë politike maqedonase. Është çështje kohe kur do të hapet Kushtetuta për ndryshime të tjera dhe kjo çështje është në rend dite për t’u ndryshuar”, deklaroi Ahmeti.

    Partia më e madhe opozitare maqedonase është po ashtu e gatshme të bisedojë për heqjen e përkufizimit “20 përqind” nga Kushtetuta, bashkë edhe me kategori të tjera kushtetuese që buruan nga Marrëveshja e Ohrit.

    Lajmi Paraprak

    Deanoski: Qeveria të kuptoj se kjo është vija e kuqe

    Lajmi i rradhës

    30 DITË PARABURGIM PËR ZEKIRIN | Gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë