31 për qind shqiptarë bashkë me të paregjistruarit | Etnia e 132 mijë personave nuk mund të shkruhet pa u vetëdeklaruar

    Regjistrimi i vitit 2021 tregon se në Maqedoninë e Veriut janë gjithsej 29,5% shqiptarë, prej të cilëve 24,3% jetojnë në shtet, ndërsa pjesa tjetër në diasporë. Por zëvendësdrejtori i entit të Statistikave, Ilmi Selami, në ClickPlus u shpreh se bashkë me numrin e atyre që nuk janë regjistruar, përqindja e shqiptarëve është rreth 31%.

    “Shqiptarët është realitet se në Maqedoni janë mbi 31%”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit për Statistika.

    Janë gjithsej 132,260 banorë që nuk janë regjistruar, por figurojnë si numër që është marrë nga burime administrative. Ndonëse dihet vendbanimi, mosha dhe gjinia, përkatësia e tyre etnike e fetare nuk dihet, për shkak se nuk e kanë deklaruar vetë, por sipas zëvendësdrejtorit mund të kalkulohet përafërsisht.

    “Unë kam bërë simulimet e mia. Unë mund të them numra se nga 132 mijë sa janë maqedonas, sa shqiptarë… mirëpo kjo është, si thotë populli “me tamin”. TV21: E sa dalin “me tamin” prej 132 mijëshit? Nuk do të kisha dashur… Vetëm do të them se 132 mijëshi pasqyron përqindjen aktuale të rezidentëve, shembull nëse janë 54% maqedonas, 54% nga këto 132 mijë janë maqedonas, nëse janë 30% shqiptarë, 30% edhe nga këto janë shqiptarë dhe në qoftë se futen edhe këto të dhëna dhe saktësohen me etnitetet, me gjuhë, etj, do të dalin se shqiptarët janë mbi 31%”, theksoi Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit për Statistika.

    132,260 banorë janë rreth 40 mijë familje, që kur u është trokitur në derë, nuk kanë qenë aty ose nuk e kanë hapur derën, tregoi zëvendësdrejtori i statistikave. Numri më i lartë të këtyre të paregjistruarve është në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Çair, Karposht, Aerodrom, Manasitr, Kisella Vodë, Gazi Babë, Qendër e kështu me rradhë..

    Në Regjistrimin 2021, përveç 132,260 persona që janë futur me të dhëna nga burime administrative, janë edhe 17,990 që nuk kanë përmendur përkatësi etnike, 450 nuk janë deklaruar dhe 472 janë të panjohur. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    RMV, puna e gjykatësve do të vlerësohet në mënyrë elektronike

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut tashmë njihet edhe si “Shtet i administratës” | Çdo vit punësohen rreth një mijë persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë