38 artistë në AShKVPSh punësohen me vendim të përhershëm

    38 artistë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në krye me drejtorin Jetmir Rexhepi, janë punësuar me vendim të përhershëm, në një zhvillim të rëndësishëm për jetën kulturore dhe institucionale në vend. Lista përfshin 9 instrumentistë të orkestrës, 8 këngëtarë dhe 21 valltarë, të cilët tashmë do të jenë pjesë e strukturës së rregullt të institucionit, përcjell Nistori.

    Nga VLEN thonë se ky vendim konsiderohet një hap domethënës drejt njohjes dhe vlerësimit të rolit të artistëve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Për vite me radhë, një pjesë e anëtarëve të Ansamblit kanë operuar pa status të rregulluar pune, ndonëse kanë qenë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Në vijim të këtij procesi, mbetet prioritet zgjidhja e statusit për 4 valltarë dhe një defator, me qëllim përfshirjen e tyre në mënyrë të barabartë dhe të qëndrueshme në strukturën e përhershme të Ansamblit.

    Kjo iniciativë është pjesë e një qasjeje më të gjerë për forcimin e institucioneve kulturore dhe garantimin e mbështetjes për artistët që kontribuojnë në ruajtjen e identitetit dhe traditës shqiptare. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbetet një prej simboleve kryesore të kulturës sonë kombëtare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tragetet e Stambollit, lidhëset e kontinenteve dhe historive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë