Ekonomistët: Qeveria duhet të shprehet qartë se sa mund të ndihmojë

    Menaxhimi me energjenset, resurset njerëzor dhe likuiditeti i kompanive… janë disa sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit në vend. Odat ekonomike presin që Qeveria, përveç masave për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, të ndihmojë edhe biznesin dhe të pranojë sugjerimet e tyre për përballimin më të lehtë të krizës energjetike-ekonomike. Ekonomistët thonë se qeveria duhet të shprehet qartë se sa mund të ndihmojë, të jetë e sinqertë me kapacitetin që posedon, bizneset të jenë të arsyeshme dhe të kuptojnë situatën, si dhe të kërkojnë mbështetje aty ku duhet, të veprojnë si partnerë dhe të jenë të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe shtetit.

    Nga ana tjetër, sektori i biznesit thekson se problemet nuk mund dhe nuk duhet të zgjidhen në mënyrë spontane. Problemet akute që do të jenë sfida në tre vitet e ardhshme si ekonomia informale, sipërmarrja, qëndrueshmëria financiare e kompanive, stabiliteti makroekonomik, por edhe ballafaqimi me inflacionin dhe borxhin. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni, thekson se nuk mjafton vetëm rritja ekonomike, por duhet të ketë edhe zhvillim ekonomik.

    Krizat e vazhdueshme na kanë mësuar se nuk mund t’i zgjidhim problemet në mënyrë spontane, ndërsa pandemia na ka treguar se nuk jemi të përgatitur sa i përket shëndetësisë, thotë Iseni. “Ky është një aspekt. Tani kriza energjetike na ka treguar se shteti nuk është i gatshëm të përballet me këtë lloj problemi. Problemet akute në tre vitet e ardhshme janë menaxhimi me energjenset në tërësi, jo vetëm me energjinë elektrike, si t’i përdorim ato më pak, si të fokusohemi më shumë në burimet e rinovueshme.

    Lidhur me kapitalin njerëzor, ekonomia jonë po plaket për shkak të rritjes më të ulët të natalitetit. Por edhe për shkak se të rinjtë dhe punëtorët e tjerë të kualifikuar po largohen nga vendi. Problemi i tretë është likuiditeti,apo mjetet më të vogla që kanë kompanitë për funksionimin e tyre për shkak të rritjeve enorme të çmimeve”, shton Iseni. Nga ana tjetër, eksperti ekonomik, Borçe Trenovski, vlerëson se pasiguria po mbyt gjithçka, andaj sugjeron që duhet të shpallen masa konkrete dhe Qeveria duhet të jetë e sinqertë për kapacitetin se sa mund të ndihmojë.

    “Aktorët politikë duhet të ulen me ndershmëri në tryezë me biznesin, të dëgjojnë mendimin e tyre dhe të marrin vendime. Është shumë e rëndësishme të dëgjosh mendimin e biznesit. Jemi në një krizë specifike. Ajo është duke u përshkallëzuar dhe mbi 70 për qind e kompanive, funksionojnë në nivel të përfitimit apo të realizimit të profitit, ku në këtë krizë ato po shkojnë në minus dhe nuk mund të mbijetojnë. Për më tepër, tani është momenti për të menduar se si ato do të mbijetojnë, a do të ndryshojnë strategjinë e tyre, karakteristikat e tyre konkurruese, lëndët e para, menaxhimin apo do të mbështeten te shteti. Nevojiten masa nga të gjitha anët, por zgjidhja nuk është e thjeshtë dhe pa kokë dhimbje”, shton Trenovski. Sipas tij, sfidat kryesore janë sundimi i ligjit, ekonomia gri, zhvillimi rajonal, ulja e fuqisë punëtore dhe financat publike. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Drutë që të “djegin” xhepin!

    Lajmi i rradhës

    Vendosen pankarta provokuese në hyrje të Blagoevgradit, “Maqedonia është bullgare”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë