Atanasoski: BDI dhe politikanët maqedonas të ndërtojnë monument për njerëzit që ikin nga vendi

    Analisti politik Bllagojçe Atanasovski, i ftuar në “Rruga drejt”, ka thënë se partitë politike edhe pas 20 vitesh nga konflikti i armatosur në vend, momentet emocionale të asaj kohe ende i shfrytëzojnë për qëllime politike partiake.

    Siç shton ai, parashenja etnike e një narrative të tillë duhet të ndalet, dhe palët të fokusohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

    “Partitë politike duhet të braktisin gjithnjë e më shumë parashenjën etnike, që më në fund e tërë energjia në mbarë shoqërinë maqedonase të drejtohet drejt zgjidhjes së problemeve reale dhe të vërteta, me të cilat ballafaqohet çdo qytetar pa dallim etnie”, tha Atanasovski.

    Atanasoski: Shënimi etnik i territoreve dërgon në dezintegrim

    Atanasoski vlerësoi se ngritja e monumenteve me tipare etnike mund të çojë në dezintegrimin e vendit.

    “Shënimi i vazhdueshëm i territorit etnik çon në dezintegrimin e një shoqërie multietnike, siç është Maqedonia dhe pavarësisht se ne themi se jemi shoqëri e ndarë, sipas normave kushtetuese dhe ligjore, Maqedonia është shtet unitar dhe duhet të mos shkohet në “teh të thikës” për atë të paqe të brishtë ndëretnike e ruajtur 20 vjet pas konfliktit ushtarak dhe për të bërë gjëra që vazhdimisht do të ndezin ndjenjat dhe emocionet etnike të qytetarëve”, tha Atanasoski.

    BDI dhe politikanët maqedonas të ndërtojnë monument për njerëzit që ikin nga vendi, thotë analisti Atanasoski

    “Edhe liderët politikë etnik maqedonas, veçanërisht BDI-ja dhe lideri i saj, Ali Ahmeti, nëse janë të sinqertë, do duhej, me atë që kanë bërë me politikën e tyre në 20 vitet e fundit, do të them me ironi se do duhej të ndërtonin përmendore për maqedonasit dhe shqiptarët e larguar nga ky vend, sepse largimi masovikisht ka ndodhur në 20 vitet e fundit dhe kjo nuk i ka lënë anësh as maqedonasit etnik, as shqiptarët etnik dhe përfaqësuesit e të gjitha bashkësive tjera etnike që jetojnë në Maqedoni”, tha Atanasoski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hoda: Ndërtimi i përmendoreve për qëllime politike

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Dimri i ardhshëm i vitit 2022 do të jetë më i vështiri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë