97 vende të botës që kërkojnë vizë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

    Qytetarët e Maqedonisë pa viza mund të udhëtojnë (hyjnë) në 130 shtete të botë, që është për tre herë më shumë se vitin e kaluar. Me këtë, sipas renditjes së “The Henley Passport Index”, pasaporta e Maqedonisë është në vendin e 38-të në botë dhe shënon një kërcim prej shtatë vendeve në krahasim me vitin e kaluar.

    Në listën e vitit 2025 Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria janë në vendin e 43-të, Turqia në vendin e 46-të dhe Kosova në vendin e 61-të.

    Pasaporta më e fuqishme në botë këtë vit e mban Singapori, qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë pa viza në 193 nga gjithsej 227 vende.

    Në vendin e dytë janë Japonia dhe Koreja e Jugut me qasje deri tek 190 destinacione pa vizë paraprake, e treta është Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Spanja dhe Finlanda me qasje deri tek 189 destinacione.

    Në vendin e katërt me një pasaportë i cili lejon udhëtime pa viza në 188 vende janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, në vendin e pestë me mundësinë e udhëtimit pa viza në 187 destinacione janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re.

    Me pasaportë britanike ju lejon të udhëtoni lirshëm në 186 vende, duke e renditur atë në vendin e gjashtë, ndërsa pasaporta amerikane është në vendin e 10-të dhe ju lejon pa viza të udhëtohet në 182 destinacione.

    Lajmi Paraprak

    Projekti Tetovë-Prizren në pikëpyetje: ende pa afat për fillimin e punimeve

    Lajmi i rradhës

    Keqpërdorën pushtetin në Kriva Pallankë – kryetari dhe dy zyrtarë nën hetim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë