VRASJA NË BANJËN E TETOVËS | E akuzuara për vrasjen e të riut në banjën e Tetovës dënohet me 10 vjet burg

    Gjykata Themelore në Tetovë sot ka sjellur aktgjykimin për rastin e ndodhur më 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjat, në të cilën është privuar nga jeta fëmija B.H. i moshës 16 vjeçare dhe për këtë rast është zhvilluar procedura ndaj fëmijës në konflikt me ligjin në moshën 17 vjeçare, për veprën penale “Vrasje”, sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 të Kodit Penal, njofton Nistori.

    Gjykata solli aktgjykimin me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtor dhe është dënuar me kohëzgjatje prej 10 vjet BURGIM PËR FËMIJË. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoninë e pret një verë e thatë – shkak mungesa e reshjeve në vjeshtë e dimër

    Lajmi i rradhës

    Kush po dezinformon për numrin e vrasjeve të pazbardhura në vend?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë