Nga 1 qershori 2021, maskat nuk do të jenë të detyrueshme në ambient të hapur, bën të ditur “Fokus” nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike në RMV, ku numri i personave të sapo infektuar dhe të shtruar në spital po zvogëlohet, kështu që Komisioni për Sëmundjet Infektive, me gjasë do të propozojë heqjen e kësaj mase, përcjell Nistori.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, vlerësoi se pas tre valëve të forta, situata me virusin më në fund po qetësohet dhe se tani kemi armën më të fortë për të luftuar virusin, vaksinën.
Në pikat e vaksinimit në vend përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej janë vaksinuar 220.733 qytetarë.