A DO BËHET KY VEND – Kadriu: Shqiptarët më parë diskriminoheshin nga politika maqedonase, tani nga politikanët shqiptarë

    Publicistja dhe njëkohësisht gazetarja Lindita Kadriu në emisionin “Pasdite me Alsat” ka folur për eksodin masiv të të rinjve drejt Bashkimit Europian. Ajo thotë se njerëzit ikin nga ky vend për shkak të zhgënjimit, sepse Maqedonia e Veriut është shtet pa atribute dhe pretendimet e vendit për të qenë pjesë e Europës, sipas Kadriut janë qesharake, shkruan Nistori.

    “Më duken shumë qesharake pretendimet për të qenë pjesë e Europës. Ti nuk je shtet, a don të hysh në Europë. Europa pranon shtete, nuk pranon oinxhak, lodër plastike, vetura çka luajnë fëmijët. Në jetën e vetme që e kemi është dëm njeriu të ngujohet në një vend, duhet të lëvizësh, duhet të njoftosh kultura të ndryshme, vende tjera, e kështu me radhë. Megjithatë, njerëzit këti ikin nga zhgënjimi, nga shkaku se Maqedonia 30 vjet tenton të bëhet ama shtet nuk është. Shkaku, se këtu kemi fytyra të njëjta. 20 vite i keni fytyra e njëjta politike në ekran dhe rezultate të kishin pasur, rezultate nuk kanë. Diçka edhe kanë bërë. 20 vite, diçka edhe pa dashje do të bësh. Rezultate konkrete nuk ka, cilësia e jetës është më e keqe sesa ka qenë në sistemin monist. Liritë janë bile më të cunguara se në sistemin monist. Atëherë kur ke qenë i aftë, me të gjithë këto diskriminime ndaj shqiptarëve dhe etniteteve tjera, megjithatë ke mundur ta gjejsh rrugën më saktë drejt prosperitetit. Edhe atëherë të kanë diskriminuar maqedonasit që janë shumica udhëheqëse. Sot diskriminohesh nga shqiptarët edhe atyre syri pët nuk ua bën, sepse janë tipa që e shikojnë veten shumë rehat në pasqyre. S’kanë ndërgjegje, s’kanë arsimim, i kanë diplomat e blera”, ka folur Kadriu. (sink. min. 09:15)

    Kadriu foli edhe për universitetet në Maqedoninë e Veriut dhe nivelin e tyre akademik, duke mos dashur t’i kursejë edhe ato shqiptare.

    “Bërthama e atyre universiteteve është jo progresive. Unë kam punaur 7 vjet në universitet. E di prej brenda. Edhe tash mund të uleni në byfenë e Shtulit, në byfenë e UT-së dhe t’i dëgjoni bisedat që bëhen në tavolinat fqinje. Më të mira bëhen në çajtoret e Çarshisë, për besë e dëshmoj. Unë aty pij kafe çdo ditë. Biseda më insperative, më intelegjente bëhen në çajtoret e Çarshisë sesa në byfetë e universiteteve tona”, shton Kadriu.

    Ajo jep përgjigje edhe për atë se çka duhet të bëjnë të rinjtë në RMV që të jenë të suksesshëm dhe prosperues, në vend se të ikin nga vendi.

    “E para të bëjnë gara me Europën, e dyta të jenë lexues. Të jenë lexues, absolutisht”, shton ndër të tjera publicistja.

    Sipas saj të rinjtë duhet të kenë ambicje vet. Ata nuk duhet të presin nga strukturat aktuale në pushtet që t’u vijë ftesa, sepse politikanët i frikësohen cilësisë. Politikanët, sipas saj, janë vetë jo cilësor e nuk mund të agjitojnë që t’i afrojnë njerëzit cilësor.

    “As që ka për të shkuar mbarë me fytyrat e njëjta. Ata se kanë çuar mbarë deri sot, 21 janar e prej 21 janarit do ta çojnë mbarë. Ja a! Pa u koncentruar njerëzit te kutia e votimit, nuk bëhet ndryshimi”, thekson Kadriu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Stop bartjes së maskave në shkollë”: Është absurde që fëmijët në kënde lojërash të qëndrojnë pa maska, e në shkollë të jetë e detyrueshme

    Lajmi i rradhës

    Shkruaj për ta nxjerr lëmshin nga gjoksi se ndryshe ma zen frymën – Valdeta Dulahi vjen me librin e parë “KRAHNEZË”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë