A do të kandidojë përsëri Kurti për kryetar të LVV-së?!

    Kryeministri Albin Kurti, njëherit kryetar i LVV-së nuk e ka bërë të ditur nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të subjektit që ai e drejton.

    Ai ka thënë se fjalën e tij do ta thotë pas katër javëve, kur edhe do të hapet afati për shpalljen e kandidaturave për kryetar të LVV-së.

    “Sot katër javë më 15 gusht hapet mundësia për kandidaturat për kryetar në LVV-së. Kushdo që dëshiron dhe synon të bëhet kryetar i LVV, i qendrave të LVV-së, e i gruas e rinisë në LVV i kemi 4 javë që të mendojmë secili prej neve që jemi anëtarë”, tha Kurti.

    Ai shtoi se ky do të jetë një proces demokratik e transparent.

    “Besoj që do të jetë proces demokratik e transparent. Edhe unë individualisht do ta them fjalën time pas katër javëve”, tha Kurti.

    Më 25 shtator e gjithë anëtarësia voton për kryetarin e ri të LVV-së dhe të gjitha pozicionet drejtuese.

    Lajmi Paraprak

    Pandotja poetike e shpirtit

    Lajmi i rradhës

    Arijan Ibraim, kandidati i vetëm për kryetar të Komunës Qendër Zhupë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë