Arijan Ibraim, kandidati i vetëm për kryetar të Komunës Qendër Zhupë

    Kryetari aktual, Arijan Ibraim, është kandidati i vetëm, pas zgjedhjeve të dyta të përsëritura, për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, që do të mbahen më 20 gusht.

    “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve ka marrë vetëm një kandidaturë, e cila është konfirmuar edhe nga ne. Është kandidatura e Arijan Ibrahimit nga Partia Demokratike Turke. Dua të përmend se, si në dy ciklet e mëparshme zgjedhore, nuk kemi pasur listë të pavarur të kandidatëve”, tha për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar i KZK-së për Qendër  Zhupën.

    Zgjedhja për kryetar komune po përsëritet për shkak se nuk është siguruar pjesëmarrja e kërkuar prej 1/3 ose 33 për qind e gjithsej votuesve të regjistruar, as në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 dhe as në zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit të këtij viti. Në atë kohë në garë për postin e kryetarit ishin Ibrahim dhe Shain Shaqir, nga partia Lëvizja për Bashkim Kombëtar të turqve.

    Në zgjedhjet e muajit tetor në këtë komunë të drejtë vote kanë pasur 7317 persona, të cilët e kanë arritur 25,77 për qind, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura të prillit kanë votuar 29,97 për qind nga 7077 të regjistruar, që është rreth 4 për qind më pak se sa regjistrimi i nevojshëm.

    Fushata zgjedhore nis më 31 korrik në orën 0.00 dhe do të zgjasë deri më 18 gusht deri në mesnatë.

    Lajmi Paraprak

    A do të kandidojë përsëri Kurti për kryetar të LVV-së?!

    Lajmi i rradhës

    Pse nuk ishin të pranishëm në votimin e propozimit francez, Sela dhe Fadil Zendeli?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë