A do të ketë kufizim të mjeteve nga bankat?

    Qytetarët rusë nuk do të mund ta braktisin vendin e tyre me mbi 10.000 dollarë në valutë të huaj, pasi Presidenti Vlladimir Putin miratoi dekret të tillë. Urdhri hyn në fuqi sot, transmeton BBC.

    Ky hap vjen si rezultat i sanksioneve nga vendet perëndimore që goditën ekonominë e Rusisë dhe zhvlerësuan rublën. Bursa e Moskës është mbyllur tashmë tre ditë me radhë, kumtoi Banka Qendrore e Rusisë. Nuk do të hapet këtë javë për arsye se Perëndimi vendosi sanksione të rrepta, që sollën deri te nivel rekord i ulët i rublës ruse dhe rritje e madhe e normave të interesit. Për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, në Kroaci në bazë ditore mund të tërhiqen vetëm 963 euro nga banka, kurse në Slloveni 400 euro. Të holla mund të nxirren vetëm me kartelë.

    Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, thotë se sistemi bankar është i qëndrueshëm, sepse siç thotë, në vendin tonë nuk ka banka ruse dhe ukrainase. Qytetarët të jenë të qetë, kursi i denarit vazhdon të jetë stabil, e po ashtu edhe sistemi bankar.

    “Ne kemi kurs fiks të denarit, që lidhet me euron. Prandaj, rezervat e devizave janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ruajtjen e kursit. Rezervat e devizave me të cilat disponojmë janë rreth 3,4 miliardë euro, janë në nivel të lartë dhe janë plotësisht në përputhje me pritshmëritë tona”, tha Angellovska-Bezhoska.

    Ajo tregon disa arsye se pse nuk priten efekte më serioze nga sanksioni i cili parasheh përjashtim i një pjese të bankave nga platforma SWIFT.

    “Investimet e huaja të drejtpërdrejta prej këtyre dy ekonomive marrin pjesë me vetëm 0,5% nga investimet e përgjithshme, por nuk janë të pranishme në sferën e sistemit bankar. Në këto rrethana, kjo është përparësi për sistemin tonë bankar, për dallim nga ekonomitë e fqinjëve tanë, ku ka banka ruse dhe të cilët po ballafaqohen me vështirësi të caktuara për shkak të gjendjes së re. Po ashtu është e rëndësishme të theksohet pjesa e qarkullimit të pagesave. Nuk janë përjashtuar të gjitha bankat ruse dhe ka platforma të tjera alternative që mund të përdoren për pagesat”, tha Angellovska-Bezhoska.

    Nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë konfirmojnë se nuk ka hapësirë për panik, vazhdojnë me punë të rregullt.

    “Anëtarët tanë (bankat dhe kursimoret) vazhdojnë me punë të rregullt dhe me realizimin e kërkesave të klientëve të vet, pa përkufizime”.

    Guvernatorja bën thirrje për ngritjen e vetëdijes së përgjithshme, se me përhapjen e lajmeve të rrejshme u shkaktohet dëm qytetarëve. Sidomos në kohë të turbulencave të këtilla globale, duhet të shohim se si të gjithë së bashku mundemi ta tejkalojmë kë të gjendje me pasoja minimale e jo të krijojmë dëme atje ku realisht nuk ka./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Ruskoska mbetet edhe këtë javë pa prokuror të ri

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për pranimin e refugjatëve nga Ukraina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë