Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për pranimin e refugjatëve nga Ukraina

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të rregullt të 19-të mori vendim për pranimin e qytetarëve të Ukrainës të cilët largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës me Rusinë.

    “Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur në Ukrainën, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria në seancën e sotme të rregullt, t miratoi Informacionin për situatën me qytetarët e vendit tonë në Ukrainë dhe nevojën për marrjen e masave për të pranuar qytetarët ukrainas që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Vendimi parashikon që institucionet e Maqedonisë së Veriut sa më parë të dorëzojnë informacione për objektet shtetërore akomoduese që janë në dispozicion, në mënyrë që të përgatiten për një krizë të mundshme refugjatësh.

    “Shtetasit ukrainas që gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të cilët për shkak të situatës së sigurisë nuk mund të kthehen në Ukrainë, do të lejohen të qëndrojnë në vend, ndërsa për ata që do të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, institucionet tona do sigurojnë hyrje të lehtë në Maqedoninë e Veriut dhe pa obligim që të kenë test negativ PCR për COVID-19”, njoftojnë nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    A do të ketë kufizim të mjeteve nga bankat?

    Lajmi i rradhës

    Momenti ‘Quo Vadis’ i Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë